Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Komoran.
Ankuesi, mashkull kosovar, tregon për një vjedhje që ka zgjatur disa minuta në dy shtëpi në lagjen Zogaj në Komoran.
Ngjarja e rëndë, që dëshmohet edhe me pamjet që do t’i shihni më poshtë, ka ndodhur para dy ditësh. Në video dëgjohen komunikimet e të dyshuarve dhe shihen lëvizjet e tyre gjatë aktit të vjedhjes.
Siç mëson DrenicaSot, në njërën nga shtëpitë janë vjedhur mbi 2,000 euro para të gatshme dhe stoli prej ari, ndërsa dëmet në shtëpinë tjetër nuk janë konfirmuar ende, pasi ankuesi, siç pretendohet, nuk është në Kosovë momentalisht.
Për më shumë detaje, ndiqni pamjet ekskluzive: