Një 12-vjeçar ka plagosur sot tre nxënës të një shkolle në Finlandë.
Fillimisht u raportua se i dyshuari ishte 13 vjeçar, por policia më pas ka konfirmuar se si i dyshuari poashtu edhe viktimat janë të moshës 12-vjeçare.
Policia e zonës ku dhe ndodhi ngjarja ka arritur që ta arrestojë 12-vjeçarin, arrestim ky që mediat finlandeze shkruajnë se ka qenë tejet paqësor, ku 12-vjeçari u kap me gjithë armën që kishte.
Incidenti ndodhi në shkollën Viertola në Vantaa mëngjesin e kësaj të marte.
Autori i dyshuar kishte arritur të largohej rreth pesë kilometra nga lokacioni Jokiranta i shkollës Viertola. Sipas një dëshmitari okular i dyshuari ishte i veshur me rroba të zakonshme.