Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Molliqaj: Kryetar u zgjodh një palaço sepse Kuvendi po bëhet cirk

    26/08/2025 17:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryetari i Kuvendit u zgjodh një palaço sepse sipas tij, Kuvendi po bëhet cirk.

    Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se kur Kuvendi bëhet cirk, vullneti dhe interesat e njerëzve janë objekti i vërtetë i talljes.

    “Politika nuk është teori e lojës. Para se të mendosh për fushën, veprimin e radhës dhe kundërshtarët, duhet të kesh bindje e vlera. Në fakt, këto duhet të jenë arsyet e angazhimit politik. Teoria e lojës ka në qendër interesin vetjak në një situatë ku tjetri shihet si armik. Ky sfond nuk të jep mundësi të shtruar pyetjen se çfarë i duhet vendit. A i duhet vendit një qeverisje thelbësisht tjetër nga ajo që kemi? Kjo është pyetja e munguar, seancat, bllokadat ishin veçse stërkeqje simptomash të kësaj pyetjeje të mbuluar e të shtypur”.

    “Dikush jepte kushte pa e menduar që tjetri mund edhe t’i plotësonte; dikush mendonte çfarë tjetri s’paramendonte dot. Linja e demarkimit midis Kuvendit dhe Qeverisë është absurde, po të kesh parasysh mënyrën e përqendrimit të pushtetit në VV. Aty ekziston vetëm figura e Njëshit. Çdo dallim tjetër është iluzion, madje naivitet. VV, në anën tjetër, siç duket nuk besonte që PDK do t’i përgjigjej. Vështirë ta dimë sot nëse ky mosbesim vinte ngaqë ata më së miri e njohin Dimalin, apo sepse tash fillon rrjedhja e afatit kur numërohen ditët për Qeverinë”.

    “Sidoqoftë, Kryetari i Kuvendit u zgjodh një palaço sepse Kuvendi po bëhet cirk. Por, kur Kuvendi bëhet cirk, vullneti dhe interesat e njerëzve janë objekti i vërtetë i talljes. Ky nuk është humor, kjo është dhunë. Pra, zotërinjtë u patën qartë në mes tyre, vetëm që në fund të na vinte Dimal Basha”, shkroi ai.

    Molliqaj tha se Basha si kryetar Kuvendi është në përputhje të plotë me mënyrën se si VV e sheh Kuvendin.

    “Dimal Basha si Kryetar Kuvendi tregon përhumbjen dhe frikën nga hegjemonia e partisë-shtet që ekziston në PDK e LDK. Në anën tjetër, nga bllokada për kryetarin, tash bllokada ka si gozhdë nënkryetarin e komunitetit serb. Në të dyja rastet bllokues është Lëvizja Vetëvendosje, kurse të bllokuar në bllokadën e saj mbeten PDK e LDK. Kësaj here shantazhi është Lista Serbe, ndërsa të intimiduar brenda kësaj hegjemonie mbeten si pengje PDK e LDK”.

    “Po ta kishte seriozisht, sidomos po të kishte guxim, Qeveria përmes provave nga organet e sigurisë do të mund ta shpallte atë të jashtëligjshme. Dihet mirëfilli se kështu ka bërë në dy raste të tjera. Por kjo nuk është çështja. Çështja është se po kryen punë frika nga shantazhi i akuzës që VV e sjell përmes Listës Serbe”, ka shkruar tutje ai

    Artikuj të ngjashëm

    Molliqaj: Dimali s’ka vend në institucione, ai duhet të largohet

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Të Fundit

    Mbledhja kryesisë, Bashës në takim i shkojnë vetëm Haxhiu e Rexhepi

    Para mbledhjes së Kryesisë, Basha “takim konsultativ” me Osmanin

    Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në

    Arrestohet vrasësi i ish-kryeparlamentarit ukrainas

    Jasharaj: Uroj që të vijë një ministër që i kupton gjërat e jo si Nagavci, 80 euro s’mjaftojnë për libra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.