Kryetari i PSD- së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zgjedhjen e Arben Vitisë si ministër i ri i Shëndetësisë.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se kryeministri nuk e riktheu Arben Vitinë nga spitali privat në atë publik, por solli privatin tek publikja.
“Aventurier në politikë dhe i njëjti në politika qeverisëse. Dhe në fund emëroi përsëri ministrin aventurier, të cilit ia kishe ruajtur pozitën. Rifat Latifi ishte vetëm roje i ulëses së ministrit”, ka thënë ai.
Molliqaj thotë se kjo qeveri e ka rrezikuar shëndetësinë edhe gjatë kohës së pandemisë, dhe se sipas tij kjo do të vazhdojë kështu për shkak të servilitetit ndaj partisë.
Postimi i plotë: