Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 60 mjekë lëshuan Kosovën gjatë këtij viti

    17/08/2024 12:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi 60 mjekë kanë lëshuar Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, rrezikohet që institucionet shëndetësore sekondare dhe ato terciare, brenda pak viteve të mbesin pa profesionistë shëndetësorë. 

    Faktorët që po kontribuojnë në këtë fenomen përfshijnë papunësinë, mungesën e investimeve në infrastrukturën ligjore, kushte të papërshtatshme pune dhe cilësinë e ulët të shkollimit specialistik, thotë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, derisa potencon se dallojnë arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova në vitin 2023 dhe këtë vit.

    “Ky trend është duke vazhduar njëjtë përkundër që është pritur se për shkak të liberalizimit të vizave, mundësisë së kontaktit më të madh, do të rritet ky numër, por jo. Deri më tani, në gjashtëmujorin e parë i kemi 64, që përafërsisht është i njëjtë me vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 167 që i kanë marrë vërtetimet që u duhen për punësim jashtë…Cilat janë arsyet kryesore që mjekët po dalin jashtë Kosovës? Me vitin 2023 kanë ndryshuar pak arsyet në aspektin e rritjes së pagave, është ndalë tendenca e specialistëve të rinj që të largohen, pasi që rroga e tyre është rritur ndjeshëm…Punësimi është arsyeja kryesore, papunësia. Sepse kemi mbi 450 mjekë të pa punë, që është e pa pranueshme për një shtet si Kosova kur kemi nevojë për mjekë të rinj sidomos në sektorin primar, ku një pjesë e madhe e ambulantave apo edhe QKMF-ve në disa qytete të vogla vuajnë për ta. Por, nuk i pranojnë. Pastaj, janë kushtet e punës”, thotë Sejdiu.

    Sejdiu thekson se brenda dy apo tri viteve do të vërehet dukshëm mungesa e mjekëve në nivelin sekondar dhe atë terciar. Përveç trendit të braktisjes së vendit të punës, ai tregon se këtë vit do të pensionohen rreth 100 mjekë.

    “Brenda dy viteve nëse jo, tri më së shumti do të vërehet mungesa e tyre tani në sektorin sekondar dhe atë terciar…Tanimë, vjen faza kur gjatë këtyre viteve është një numër i madh i mjekëve që pensionohen. Vitin e kaluar kanë qenë 91, sivjet janë afër 100 që pensionohen. Për çdo vit vdesin deri në 20 mjekë, që janë të punësuar. E kemi një minus 120 mjekë në vit në Kosovë. Nëse kësaj i shtojmë e zëmë 100 të cilët largohen prej Kosovës, i bie rreth 220 mjekë në vit prej largimit të sistemit”, ka thënë ai për KosovaPress.

    Sejdiu thotë se mungesa e furnizimit me barna dhe materiale, salla operative si dhe mungesa totale e një sistemi shëndetësor janë disa nga sfidat me të cilat përballën mjekët në Kosovë.

    Gjatë vitit 2023 rreth 170 mjekë kanë lëshuar vendin e tyre të punës në Kosovë, për të dalë jashtë vendit

    Artikuj të ngjashëm

    Doktori nga Kosova bëhet shef i një klinike të Kardiologjisë në Gjermani

    Mjeku shqiptar lë Gjermaninë dhe kthehet në Shqipëri: S’ka si vendlindja 

    Rreth 300 infermierë kanë ikur jashtë Kosovës brenda tetë muajve 

    Të Fundit

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.