Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në lagjen ”Muharrem Fejza” në Prishtinë, shkruan Gazeta Demos.
Rasti dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ku sipas burimeve të Gazetës Demos nuk ka të lënduar.
Sipas informacioneve të dhëna për Gazetën Demos nga vendi i ngjarjes, personi që dyshohet se u gjuajtë me armë i tha policisë se ‘‘Isha duke ecur dhe dikush vetëm më ka thirrë Edon dhe ma ka drejtuar armën. Unë cikcak kam ikur derisa ai ka gjuajtur 3-4 plumba”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku ndodhi rasti i gjuajtjes me armë.