Tekstin u përgatiti nga: Faton B. Mehmetaj
Te gjitha punimet me dru qe janë bërë në Manastirin e Deçanit i kanë kryen mjeshtrit dibran dhe mjeshtrit ven[1]dor të Deçanit me rrethinë të njohur në hapsinat pothuajse gjithëshqiptare të kohes për punimin dhe zbukurim[1]in e drurit. Janë interesant edhe dyert e drurit, në ksilografi dhe të stolisura me arë. Këto i ka punuar mitropoliti hercegovas Antonie. Edhe zejet e vjetra të këtyre anëve, si përpunimi i zhgunit, mjeshtëria e përpunimit të dru[1]rit, farkataria, mullinjtë si dhe ndërtimtaria me gurë të latuar të mermerit, mbjellja e hardhisë dhe përpunimi i venës, janë shumë të vjetra në anët e Deçanit, të Junikut dhe të Tropojës. Kujtojmë ndër më të vjetrat kultura materiale tek Ilirët, e që shumë prej tyre i ushtrojnë edhe sot banorët e Deçanit.
Mermeri-Mermeri për ndërtimin e kishës së Deçanit u mor në minjerën e mermerit që është afër manastir[1]it, diku 800 metra vijë ajrore. Kjo minjerë e mermerit është ndër më të mirat në Evropë. Gurët e mermertë deri tek Manastiri janë zhdjergë me rizhë, dhe janë bartur nga vetë banorët e Deçanit me rrethinë. Edhe sot e kësaj dite shihen gjurmët kah janë bartur gurët e mermerit për rindërtimin e kishës së Deçanit. Ndërtesa e kishës nga ana e brendshme është e ndërtuar me tjegulla e gurë, kurse nga ana e jashtme me rreshta reciprokë guri të gdhendur ngjyrë në të verdhë, ngjyrë vjollce dhe me të kuqërremtë, pra është e mveshur me gurë të mermer[1]it që kan dy ngjyra. Konsiderohet që mermeri i verdhë është sjellë nga Banja e Pejës, kurse ai i kuqrremët është marrë në maden e mermerit sipër Manastirit të Deçanit. Edhe gurët e butë janë marrë në Banjë të Pejës. Përmes ketij kombinimi të ngjyrave është arrijtur efekti i shumë ngjyrave. Godina ka katër portale e të stolisura për mrekul[1]li prej gurit, më se 30 dritare, dy trifora të gjëra, tetë shtylla të mëdha në tempull dhe në riparatë, afër 300 konzola dhe vargje akradash të vogël nënë kurorën e kulmit. Zona ku është masivi i mermerit në Deçan, është ndër burimet e mëdha dhe të pasura me mermer. Ky mermer është i klasit të parë për dekorime dhe veshje të brendëshme të ndërtesave. Rajoni ku gjendet burimi i mermerit në Deçan i përket krahinës së Alpeve Lindore në veriperëndim të Kosovës dhe administrativisht i përket Ko[1]munës së Deçanit. Ky lokacion gjendet mbi vendin e quajtur “Kungjet e Deçanit” në Bjeshkën e Deçanit. Kon[1]siderohet ndër pasuritë e mëdha të kësaj komuneje. Ngjyra e mermerit në këtë maden-vendburim është e bardhë me ornamente të ngjyrës kafe trandafili. Shumë objekte më rëndësi në Kosovë janë ndërtuar me gurët e mermerit të Deçanit, si Hoteli, “Grand”, Prishtinë, Pallati i Rinisë në Prishtinë, Spitali i Pejës, e plot objekte tjera. Sot, lënda e parë e mermerit ndodhet në brendi te zonës se veçantë, eksploatimi dhe shfrytëzimi i këtij rezervati kaq të madh të mermerit nuk mund të shfrytëzohet për shkak se kjo pjesë është e përfshirë në zonën e eksterritorialitetit të Manastirit të Deçanit. Shuma e rezervave në bazë të vlerësimit gjeologjik është 526736 metra katrorë. Ky maden është eksplatuar nga kralevina e Serbisë, por edhe nga eksplatuesit e qeverisë së Titos deri në vitet ‘70-të.
PIKTURAT (FRESKAT) NË KISHËN E DEÇANIT
Pikturat (freskat) në këtë kishë janë të pikturuara prej vitit 1335-1340 deri më 1350. Aty janë të ilustruara 18 cikluse. Shumë mjeshtër janë anonimë. Emrat e këtyre mjeshtërve nuk janë përmendur me qëllim të mohimit të prezencës shqiptare gjatë mesjetës. Këtu ka disa ikona që i pikturuan vëllezërit Zografo, Gjergji (Georgiu) dhe Kozma. Pastaj shumë kohë në Kishën e Deçanit ka pikturuar edhe mjeshtri i madh Longini, i cili i takon ple[1]jadës së piktorëve më të shquar të Mejsetës, me origjinë shqiptare. Siç thuhet edhe në dokumentet e shek XVI, Longini ka jetuar po në atë periudhë, dhe është quajtur Onufri i Kosovës. Ikonografisë deçanase të Mesjetës i dha nam piktori i njohur shqiptar Longini. Ky piktor u bë shumë i famshëm dhe ka lënë një koleksion ikonash të cilësisë së lartë në kishën e Deçanit. Ai punoi mbi 22 vite në Kishën e Deçanit për ta zbukuruar me afreska. Për punimin e freskave dhe zbukurimeve të manastireve në atë kohë kanë ekzistuar dy Shkolla të pikturimit të ikonave: shkolla e Pejës dhe Deçanit dhe ajo e Prizrenit, si degë e tyre. Mjeshtrit e njohur dhe të panjohur të këtyre shkollave të pikturimit të ikonave dhe të kopjimit kishin dhënë kontribut të madh në aspektin kulturor për kohën e tyre. Lidhur me këto të dhëna flet edhe një pikturë (1817-1819), që ndodhet në thesarin e manastirit të Deçanit, në të cilën ndodhet nënshkrimi i poetit dhe i piktorit: Alekso Pittore Ilirico Rasiski, “Opshti Moler Radom od Bielo Pole”. Kjo vërteton se Aleksej e Simon Lazoviq, të cilët i takonin shtëpisë së piktorëve nga Bello Polja, që ndodhet në mes të Pejës e Deçanit, ishin ilirë-shqiptarë ortodoksë-skizmatikë. Longini është piktori më i madh i shqiptarëve të Kosovës i të gjitha kohërave. Kisha ku punoj Longini ishte ndërtuar si një kishë përkujtimore nga Stefan Deçanski dhe kishte për qëllim që të ishte mauzoleu i tij. Pas vdekjes, i biri i tij, Car Dushani, e varrosi këtu. Afresket që gjenden në Manastirin e Deçanit përfshijnë një koleksion të 19 hapësir[1]ave me rreth një mijë (1000), kompozicione. Pas vdekjes së Stefan Deçanskit, këto koleksione janë mbledhur nga Car Dushani dhe, përveç njërit, të gjithë emrat e ikonografëve të tjerë janë të panjohur. Freskat në kishën e Deçanit, megjithatë duket qartë se kanë një ndikim të fuqishëm perëndimor dhe janë të larguara nga ndikimi bizantin, ato mbështeten gati plotësisht në arkitekturën romane. Është karakteristik stili i mjeshtërve anonimë. Marrë në tërësi dekorimi plastik në kishën e Deçanit është shumë i pasur. Mendojmë se freskat në këtë kishë fillimisht kanë qenë iliro-bizantine kurse më vonë disa nga ato janë përmirësuar gradualisht dhe i janë përshtatur artit serb. Në muret e gjëra të kishës janë të përpunuara me durim të patundshëm më se 10 mijë figura. S’ka dyshim se piktura e kishës së Deçanit, është nën ndikimin e shkollës bizantine. Kjo u arrit më vonë, shumë freska u riparuan në perioda të ndryshme. Edhe përkundër faktit se mjeshtrit që e pikturuan këtë kishë e njohën mirë artin bizantin shihet qartë se aty ku kanë mundur t’i ikin cenzurës së atëhershme e kanë paraqitur anën e kundërt-ndikimin e Perëndimit apo të shkollës italiane. Ky ndikim perëndimor italian dyert i kishte të hapura përmes Detit Adriatik, por këtë punë në shumicën e rasteve e kryenin nëpër kisha piktorët shqiptarë, sidomos në trojet e banuara me shqiptar.70 Në Atos të kishës së Deçanit është një mal që quhet “Albanski Pirg”.
AFRESKU KUSHTUAR DONATORËVE GJERGJ BALSHA I-RË DHE STRAZIMIRIT, BIRIT TË TIJ NË PATRIKANA E PEJËS
Dardania Ilire pati për kryeqendër Shkupin qysh në lashtësi e deri në vitin 1913. Në rrethinën e tij janë zbulu[1]ar afro 10 bazilika paleokristiane. Ndërkaq, në Ulpianë, si qendër ipeshkvore, nga arkeologët është zbuluar një bazilikë e madhe, ku janë ruajtur reliktet, përkatësisht eshtrat e martirëve të Ulpianës, Florit dhe Laurit të cilët janë martirë të njohur të krishterizmit Dardan, e që më vonë, pra gjatë mesjetës, u ngritën në kultin e martirëve kishtarë bizantinë, e që në disa raste pati tendenca të përvetësimit të këtyre martirëve edhe nga kisha ortodokse serbe. Emrat e Florit dhe Laurit përmenden në një kalendar palestinezo-gruzian të shek. IX (atëbotë pjesë e Bizantit) së bashku me Palin e me motrën Julianën “Flor et Lauri, Pauli et sororis eius Juliana…”. Një shem[1]bull tjetër i mirë ku përmenden Flori dhe Lauri është monologu i Patriakanës së Pejës i vitit 1561. Balshajt, pasi që zotronin Pejën gjatë viteve ’70-80 të shek..XIV, ata kryesuan kuvendet kishtare në Pejë. Një përpjekje e këtillë u bë realitet pas vitit 1380, kur Kisha rasiane u shpërngul nga Peja në Zhiçë të Rashës, për t’u zëvendësuar më pastaj, për një kohë të shkurtër me famullinë romano-bizantine të Pejës. Edhe sot në anijatën e vjetër të Kishës së Shën Apostujve vërehen elementet, pjesë të pjesëshme të dyshemesë paleokris[1]tiane. Në afreskat e saja janë të prezentuara edhe martirët e Ulpianës, Flori e Lauri. Aty ndeshim edhe afreska kushtuar Konstandinit të Madh, legalizuesit të krishterimit me Ediktin e Millanos më 313, si dhe afreskun kushtuar pjesëtarëve të familjes princore Balshaj, të cilët e zotëronin edhe Pejën nga vitet ’70 të shek.XIV, kohë kjo kur Balshajt, së bashku me pjesën e madhe të popullatës arbërore të Pejës, Deçanit, Junikut etj, në aspektin fetar i takonin ritit romano-katolik.73 Tash më dihet se Konstandini ishte ilir nga Nishi, pjesë e Dar[1]danisë së atëhershme. Por edhe Shën Pavli themeloi një nga kishat e para në botë në Dyrrah-Durrës rreth vitit 50 p.e.s. që tregon se ilirët kishin filluar që ta shikonin Krishterimin më me besim se pjesa tjetër e botës. Pra një Perandor i Romës, i cili ishte ilir me origjinë, themelon një perandori ku simbol vendos shqipen me dy koka që shqiptarët e kanë simbol në flamurin kombëtar. Gjergj Balsha i II-të më vëllëzër, më 29 janar 1369, e bënë betimin, duke kaluar nga besimi ortodoks në besimin katolik. Ky hap kishte ndikuar shumë në mbrojtjen e katolicizmit në Shqipëri por edhe në largimin e ndikimit sllav në viset shqiptare. Sundimtarët e Balshajve i kishin përzënë vazalet otoman nga Peja dhe Priz[1]reni. Kurse fisnikët serb por edhe udhëheqësit fetar e trathtuan fenë ortodokse për qëllime politike.
NJË PRINCESHË NGA SHTËPIA E NEMANJIQËVE KA QENË E MARTUAR ME NJË FISNIK SHQIPTAR
Një princeshë nga shtëpia e Nemanjiqëve ka qenë e martuar me një fisnik shqiptarnë shekullin XIII për një udhëheqës fisnik shqiptar. Bëhet fjalë për Komnenën, të bijën e Stefanit, të kurorëzuarit të parë, që njëherësh ishte dhe motra e mbretit Radoslav, nëna e të cilëve ishte princesha bizantine Eudokia, e bija e perandorit Aleksit II Engjullit. Princesha Konina në martesën e parë ishte gruaja e fisnikut shqiptar Dhimitrit, të birit të Proganit (ka vdekur rreth vitit 1215). Në një kartë të dubrovnikasve, Dhimitri përmend titullin e tij bizantin “panipersevast”, të cilin me gjasë e ka fituar si dhëndër i sundimtarit serb. Ai quhet edhe “arhont i arbanasve”. Në martesën e dytë, Komnina u martua rreth vitit 1217 me “sevastin” Gregor Kopmonin, po ashtu shqiptar, zot i Krujës dhe Elbasanit, me të cilin ajo kishte një vajzë.
VOJVODËT QË E RUAJTEN KISHËN E DEÇANIT ISHIN SHQIPTAR
Kisha e Deçanit kishte filluar të ruhet që atëher kur kishte filluar të meremetohej dhe përshtatej nga Du[1]shani për nevoja të vetata. Gjatë meremetimit u bënë mjaft ndërhyrje në arhitekturën e saj të më parshme. Në momentet kur fillon rindërtimi dhe modifikimi i saj të cilën e shpalli edhe kishë mbretërore, banorët për rreth filluan të kundërshtonin, për këtë arsye Dushani u detyrua ta mbante rreth kishës, një njësi të fortë ushtarake, që t’i ruante dhe ti mbronte mjeshtrit gjatë punës, sepse vendasit-shqiptarët katolikë, nuk lejonin mjeshtrit të punonin më tej në faltoren e tyre-kishën e tyre. Sa i përket ruajtjes së manastirit të Deçanit, diplomati rus, Aleksandër Gilferdingu, ideolog i spikatur i pansllavizmit, i cili ka qenë kundërshtar i tmerrshëm i shqiptarëve dhe myslimanëve në përgjithësi, siç ka qenë edhe bashkatdhetari dhe bashkëmendimtari i tij Jovan Jastrebovi, përveç të tjerave thotë: ”Sikur shqiptarët të kishin qenë fanatikë fetarë, qysh moti ky monument i mrekul[1]lueshëm i mbretit të shenjtë martir serb do të ishte xhami”. Ky konsull rus, të cilit manastiri i Deçanit ia tërhoqi në mënyrë të veçantë vëmendjen, thotë se fshatrat përreth manastirit kanë fare pak kristianë (serbë): në fshatin Lybeniq 2-3 familje, në Lloçan 6 dhe në Deçan 2, ndërsa familje myslimane shqiptare ka më se 3 000. Pos kësaj në këtë kohë popullata e Deçanit më rrethinë ishin ngritur në kryengritje kundër uzurpimit të kishës së tyre dhe përshtatjës së saj në një Kishë ëë re në vitin 1355, sepse kisha e Deçanit e cilaj rregullohej e përshtatej për mbretërit e ri Nemaniq ishte kishë ilire. Për shkak të shkatërrimit të kishave dhe ndërrimit më dhunë të fesë ishin organizuar një varg kryengritjesh kundër Dushanit. Prej këtyre kryengritjeve më me rëndësi ishte ajo e vitit 1332 e organizuar nga shqiptarët dhe serbët në Zetë, dhe tjetra nga fisnikët malazezë e udhëhequr nga Bogoje. Duhet cekur se që në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, në trevat veriperën[1]dimore shpërtheu një kryengritje antiserbe, në krye të së cilës u vu bujari Dhimitër Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adës, të projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit kundër serbëve, e cila do të mbështetej në kontributin vendimtar të kryengritësve shqiptarë të zonave të veriut. Te dyja këto kryengritje ishin organizuar kundër Dushanit. Pas këtyre kryengritjeve, u organizua edhe kryengritja e tretë në Dukagjin, konkretisht në rrethin e Deçanit e më gjerë nga krerët e fisit të Thaçit, Gashit dhe fiseve tjera të cilat e mbajtën të rrethuar kishën afër gjashtë muaj rresht. Në këto luftime të rrebta u vranë katër djemtë e Permendit të barkut të Alajve të Dranocit. Kisha e vjetër ilire restaurohej, me urdhër te Mbretit të Shejtë, Stefani i Deçanit i cili ishte i fisit Tribal dhe gjuhën sllave e kishte mësuar pasi i kishte mbushur 16 vjet. Duhet cekur se me ndarjen e kishës lindore dhe asaj përendimore në shekullin XI, në Dardani ekzistonin dhe aplikoheshin të dyja ritet fetare, latine dhe ortodokse. Me vonë ky besim u zgjerua në një krishterizëm sistematik me një natyrë dy konfesionale. Pikrisht familja e dinastisë Nemanja (të fisit ilir Tribal), si është përmendur edhe më parë i takonte ritit latin. Ata duke zgjedhur sundimin e tyre nga lindja dhe jugu mbi territorin perëndimor të Bizantit d.m.th nga Dukla në Rashkë dhe më tutje në Dardani, na paraqitet një koncept i ri, që ka të bëj me një shkrirje të re të krishtërimit, në një kishë sinkretike. Kishat e vjetra Dardane, edhe pasi ranë në duart e serbëve, sidomos pas ardhjes së Car Dushanin në pushtet, i kishin vojvodët e vet, të cilët në një mënyrë ishin përfaqësues të kishës së vjetër. Për ta ruajtur Kishën e Deçanit dhe disa kisha tjera që i kishin përvetësuar serbët kishte mbetur qysh në periudhën kur ato u uzurpuan, për ti bindur popullatën shqiptare të besimit të krishterë që rezistonin kundër përvetsimit të këtyre kishave. Vo[1]jvodët ishin përfaqësuesit e popullit në këto kisha dhe zgjedheshin nga fisi dhe i ruanin kishat e veta, sepse para ardhjes së Car Dushanit në pushtet, secili fis i kishte kishat e veta. Për ilustrim po përmendi se; fisi i Gashit e ka ruajtur Kishën e Deçanit, fisi i Kelmendit (Rugova) kishën e Pejës, e fisi i Berishës kishën e Deviçit. Kjo traditë ishte e lashtë. Këshilli i Pleqve, ashtu siç e përshkruante Homeri në Iliadë, gjyqi zhvillohej nga Këshilli i Pleqve, të cilët rrinin ulur në rreth (për çka edhe Homeri e quan rrethi i shenjtë), dhe secili mbante në dorë një bastun (shkop) që përfaqësonte simbolin e pushtetit dhe të autoritetit. Kjo traditë e lartë gjyqësore e Këshillit të Pleqëve u ruajt në të drejtën romake dhe vazhdoi të zbatohej në të drejtën ilire e më pas edhe në të drejtën arbroro-shqiptare. Kreu i fisit është plaku i vëllazërisë së parë të fisit, krentë e fisit, vijnë pas tij. Kreu i fisit ka të drejtën e prijësit të vendit të parë në fis të vet; të drejtën për të tubuar Kuvendin e fisit. Pleqtë e fisit, janë me trashëgim, brez pas brezi, prej vllait të madh. Prandaj, edhe vojvoda i Deçanit e ka përfaqësuar fisin e vet, fisin e Gashit për ta ruajtur manastirin e vet, pronën e vet, Kishën e Gashit. Në fillim për një kohë kishën e Deçanit e kanë ruajtur Kuçt, pastaj e kanë ruajtur fisi i Gashit-Ramosajt dhe më vonë familja e Demukëve të Deçanit, po ashtu pjesëtar të fisit të Gashit. Vojvodët shqiptarë të kishave mesjetare i kanë ruajtur këto kisha ditë e natë, (që serbët, disa prej tyre i bënë si të vetat), kanë qenë të zotët e shtëpisë në këto kisha. Ata pos që e kanë ru[1]ajtur kishën-ndërtesën i kanë ruajtur edhe shërbyesit e fesë. Fisit shqiptar Gash, si kujdestar (vojvodë), është kujdesur për këtë kishë nga ajo kohë e gjer më sot, për shkak se e kishte të drejtën zakonore të pronësisë, dhe konsiderohej institucioni i shenjtë i fisit të tyre, ai ishte manastiri i familjes së tyre, derisa ishin të krishterë. Pas vojvodës ka qenë i rreshtuar i gjithë fisi i tij. Vojvoda në bajrak rrin në krye të Djelmënisë së vet. Vojvoda deri në mesin e shek. XIX, konsiderohej një autoritet i lartë në fis e bajrak. Që nga dita e parë kur është vendosur trupi i Stefan Deçanit në Kishën e Deçanit, i cili ishte vrarë në Kështjellën e Zveçanit nga familjarët e vet, për shkaqe të rivalitetit e të karrierës, këtë kishë e kanë ruajtur Vojvodët e Gashit, dhe kjo traditë ka zgjetur deri në ditët tona, deri në vitin 1981 kur është dorzuar vula dhe myhyri i vojvodës nga familja e Demukve. Autoritetin e vojvodës dhe zgjedhjen e vojvodës e kanë pranuar dhe vërtetuar edhe organet e pushtetit turk-valinjtë dhe vetë sulltani, e si të tillë e kanë njohur edhe organet e pushtetit malazias e serb.
Kishat e vjetra Dardane, edhe pasi ranë në duart e serbëve, sido[1]mos pas ardhjes së Car Dushanin në pushtet, i kishin vojvodët e vet. Vojvodët zgjedheshin nga fisi dhe i ruanin kishat e veta, sepse para ardhjes së Car Dushanit në pushtet, secili fis i kishte kishat e veta. Kjo traditë ishte e lashtë. Këshilli i Pleqve, ashtu siç e përshkruante Homeri në Iliadë, gjyqi zhvillohej nga Këshilli i Pleqve, të cilët rri[1]nin ulur në rreth (për çka edhe Homeri e quan rrethi i shenjtë), dhe secili mbante në dorë një bastun (shkop) që përfaqësonte simbolin e pushtetit dhe të autoritetit. Kjo traditë e lartë gjyqësore e Këshillit të Pleqëve u ruajt në të drejtën romake dhe vazhdoi të zbatohej në të drejtën ilire e më pas edhe në të drejtën arbroro-shqiptare. Kreu i fisit është plaku i vëllazërisë së parë të fisit, krentë e fisit, vijnë pas tij. Kreu i fisit ka të drejtën e prijësit të vendit të parë në fis të vet; të dre[1]jtën për të tubuar Kuvendin e fisit. Pleqtë e fisit, janë me trashëgim, brez pas brezi, prej vllait të madh. Prandaj, edhe vojvoda i Deçanit e ka përfaqësuar fisin e vet, fisin e Gashit për ta ruajtur manastirin e vet, pronën e vet, Kishën e Gashit. Vojvoda i fisit, është prijës i djelmënisë së fisit.
Familja e Sali Rrustës, e cila është edhe shtëpi pleqnarë, ka një dokument, një dëshmi, lëshuar nga kisha e Deçanit (nr.1005, 17.IX.1937), në të cilën, përveç tjerash thuhet: a) … “Shtëpia e Salih Rrustës ka qenë gjith[1]monë shtëpi vojvodësh dhe e ka mbrojtur kishën e Deçanit me armë në dorë duke vënë edhe jetën në rrezik; b) Zgjedhjen e vojvodës e kanë vërtetuar edhe organet e pushtetit turk-valinjtë dhe vetë sulltani, e si të tillë e kanë njohur edhe organet e pushtetit malazias e serb. Vojvodët shpeshherë janë vrarë duke mbrojtur pasurinë e kishës nga grabitja dhe duke ruajtur serbët që vinin në manastir. c) Për këtë arsye, organet e pushtetit austriak e kanë internuar Bilall Rrustën, vojvodën e atëhershëm, ndërsa familja e tij ka shpëtuar nga internimi duke ikur”…Kjo familje e vjetër deçanase, sipas të dhënave të vëzhguara në terren, ka ushtruar detyrën e vojvodës së kishës nga shek. XVIII e këndej. Në një rast malsoret e kishin sulmuar Kishën e Deçanit për ta plaqkitur, mirëpo, vojvoda i atëhershëm, Rrustë Alija (babai i Salih Rrustës), thirri fisin e Gashit e shumë fshatra përreth, pa dallim fisi, që ta mbrojnë kishën. Ata u mblodhën shpejt të armatosur në oborrin e kishës dhe u çuan fjalë malësorëve që të mos ofrohen te kisha se kërset lufta. Duke parë se aty do të derdhej gjaku i shqiptarëve ndërmjet veti u tërhoqën dhe kisha shpëtoi nga shkatërrimi i sigurt që i kërcënohej. Në shenjë hakmarrjeje për këtë, malësorët ia shkelën dhe demoluan arat Salih Rrustës dhe ia plagosin një mashkull. Kisha e Deçanit ka qenë e rrezikuar seriozisht nga plaçkitjet dhe demolimet, edhe në kohën e kryengritjes së parë serbe të vitit 1804, e cila ishte organizuar kundër Turqisë. Edhe ky problem ishte tejkaluar në saje të mbrojtjes së vojvodëve dhe fshatarëve shqiptarë. Gjatë vitit 1912 kur pushteti serb u forcua dhe e pushtoi Kosovën, roli i vojvodëve filloi te zbehet. Kisha atëherë nuk ka pasur nevojë për mbrojtjen e popullit, prandaj vojvodët nuk gëzonin më simpatinë që kishin me parë, kështu që ata i mbante vetëm sa për sy e faqe. Kjo zbehje vazhdoi edhe gjatë mbretërisë së SKS. Mirëpo, gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Serbia u dobësua dhe u tërhoq në një mënyrë nga Kosova, kisha prap e këroi ndihmën dhe mbrojtjen e vojvodëve, sepse manastiri kërrcënohej nga shumë struktura, duke përfshirë këtu edhe bandat që plaqkisnin e vrisnin për të grabitur. Në këtë rast fshatarët e Deçanit përsëri e morën në mbrojtje kishën para së gjithash vëllezërit Shaban e Malë Azemi, duke mos kërkuar as me këtë rast kurrfarë shpërblimi për këtë angazhim. Si rojtar e mbrojtës i kësaj kishe Shabani është plagosur dy herë më 1941, nga pusia. Po për këtë arsye vëllai i tij Mala u vra, gjithashtu nga pusia më 13.XI.1941, ndërsa pranë tij ndodhej igumani i kishës Antonije. Shabani ia mori gjakun të vëllait qysh gjatë luftës, mirëpo, Komisioni për Pajtimin e Gjaqeve ia dogji shtëpinë për shkeljen e sullit, vendimit, që ishte marrë në këto anë se gjaqet duhet të pajtohen e jo të merren. Përveç kësaj, Shabanin e burgosën. Pra pasojat dhe rreziqet ishin shumë të mëdha për vojvodet që e ruanin dhe mbronin Kishën e Deçanit dhe kishat tjera.
Ne foto shihen banorët shqiptar të trevës së Deçanit të cilët vazhdimisht kanë organizuar tubime festive, ku janë luajtur vallet e logut, organizimi i këtyre valleve bëhej më herët tek “Logu i Kishës” por edhe në fshatra ku e kishin logun e vet të takimeve e të valleve e lojrave tjera. Kjo valle është po aq e vjetër, sa vetë populli ynë në këto troje, dhe është ndër më uniket në planet! Aty organizoheshin edhe Vallet lirike, Vallja e shpatave, Vallja e brezave, Vallja e Shotës që është njëra ndër vallet më të njohura në Kosovë. Fjala “shotë” përdorej me përkëdhelje për vajzat e reja, por edhe këngë e valle nga më të ndryshmet, traditë kjo e këtyre banorëve e trashëguar nga kohërat shumë para se Dushani të vinte këtu e ta bënte ketë manastir për vete.
Vojvodet e fundit të Kishës së Deçanit në këtë detyrë “të shenjtë” të vojvodës (!) si trashëgimi i takoi Hysen Demukajt, i cili pa u hamendur, në vitin 1991 e shkeli këtë “kurorëzim”. Ai deklaroi: “Duke parë terrorin dhe gjenocidin që po ushtron regjimi serbian mbi popullin tim, vendosa të shkurorëzohem nga kjo detyrë. Shko[1]va te kryetari i manastirit dhe në librat e tij u çregjistrova nga të gjitha obligimet që kisha ndaj kishës”. Pas Luftës së Parë Botërore, gjatë sundimit të Jugosllavisë borgjeze, xhandarmëria e vrasin nga pusia, vojvo[1]dën e atëhershëm të Kishës së Deçanit, Bilall Rrustën në afërsi të Deçanit, duke u zhdjergur prej bjeshke. Bilall Rrustën e kishin vrarë xhandarmëria, edhe pse ka qenë shpi e vojvodës, për shkak se i kishte thënë krajlit: “Ti e ke marrë pushtetin (pushtuar) Kosovën me ushtri, e me një herë ia ke nisë me vra shqiptar te pafajshëm, e me bërë masakra në gra e në fëmi. Kurse ne shqiptarët e kemi pas sull qe 300 vjet, mos me guxue me i prekë shkijet në Kosovë”. Kjo ishte arsyja e vetme pse u vra Bilalli. Pos vojvodëve në Këshillin kishtar të Manastirit të Deçanit në vitin 1895, bënin pjesë edhe shqiptarët, ata vinin nga familjet me ndikim sidomos të fisit të Gashit dhe Kuçit. Të gjitha kishat e Kosovës gjenden midis popullsisë myslimane shqiptare, d.mth. midis një elementi etnik që nuk ka kurrfarë lidhjesh fetare me këto, por që këto objekte kulti janë trashëguar brez pas brezi nga përiu[1]dhat e hershme kristiane dhe janë ruajtur si të tilla gjërë në ditët e sotme. Madje, ka pasur raste (si në Deviç) kur shqiptarët e kanë mbrojtur kishën edhe nga sulmet e serbëve, që donin ta plaçkitnin. Në librin e historianit serb, Jovan Radoniq, ka shumë të dhëna për terrorin e kishës ortodokse në Kosovë e Mal të Zi ndaj katolikëve shqiptarë, të cilët kanë qenë shtrënguar që të kalojnë në fenë ortodokse me shumicë, ose në atë myslimane, për të shpëtuar nga zullumi i klerit ortodoks me patrikun e Pejës në krye. Vojvodet kishin status te civilizuar para botës. Vojvodët ishin institucion që u ngrit si kërkesë e banorëve të kohës që rezistonin për të mos i përvetsuar manastiret e tyre, për ta ruajtur ndikimin e tyre edhe pas përvetësimit nga ana e Dushanit. Vlenë të cekse se edhe pasi shqiptarët e Deçanit e pranuan besimin myslimanë, si bëhet që kjo shejtore e “huaja” gëzonte respekt e kujdes aq te madh në një popullësi e cila gjithashtu është e “huaja” për këtë shëjtore.
BORGJET E KISHËS SË DEÇANIT NDAJ SHQIPTARËVE NË VITIN 1898
Duhet cekur edhe një gjë, personeli i kishës së Deçanit në prag të vitit 1898, por edhe në vitet në vijim ishte zhytur në borxhe tek shqiptarët në shuma marramendëse që kapnin shifrën rreth 30.000 florina, vëtëm interesi i kësaj shume arrinte në 4.000 florina në vit, kjo shumë e parave e rrezikonte tërë pasurinë e manastirit të Deçanit për atë kohë. Për shkak të respektit që kishin për Kishën e Deçanit, popullata ja fali këto borgje.
FOTOGRAFITË QË JANË BËRË NË MANASTIRIN E DEÇANIT SHUMICA PREJ TYRE JANË ME SHQIPTAR
Te gjitha fotografitë e bëra në kohëra të ndryshme në manastirin e Deçanit, janë fotografi që paraqesin el[1]ementin shqiptar, në asnjërën prej tyre nuk shihet i paraqitur elementi serb pos priftërinjëve. Janë shqiptarët autokton që dallohën në këto fotografi me veshjen tradicionale shqiptare. Madje që kur egziston Deçani nuk ka pasë më shumë se 2 deri 3% popullsi tjetër jo shqiptare, serb, grek, turq, romak, bizantinë, vlleh etj.
RRYMË E RE E PROZELITIZMIT KATOLIK BËRI PËRPJEKJE PËR TA UNIFIKUAR KISHËN KATOLIKE ME ATË ORTODOKSE
Në shek. XVII paraqitet një rrymë e re e prozelitizmit katolik, që u mbështoll rreth kishës së Deçanit si forcë e re, e cila pretendonte ta bashkon kishën ortodokse më ate katolike për t’i përballuar sulmeve të ndryshme më lehtë. Lidhur më këtë bashkëpunim, në vitin 1642, kishte ardhur në Deçan i besuari i Kongregacionit të Romës, Leonardi i cili në raportin e tij thotë se: “Eshtrat e Uroshit që ruhen në kishën e Deçanit i nderojnë pravosllavët dhe katolikët”. Në këtë takim u bënë përpjekje përmes të dërguarit të Romës për t’i unifikuar (bashkuar) kishën ortodokse serbe me kishën katolike, por patriarki i Pasijës dhe të tjerët nuk pranuan.
(Vazhdon…)