Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mjeku thotë se brenda javës pritet të stabilizohet situata me ujë në Badoc

    15/11/2023 19:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, vlerësoi që brenda kësaj jave pritet të stabilizohet gjendja e nivelit të manganit në Liqenin e Badocit.

    Ajo ka thënë se situata është duke u monitoruara dhe se ka rënie të nivelit të manganit në ujë.

    “Situata ka filluar të stabilizohet, deri në njoftimin e radhës dhe jemi në monitorim të vazhdueshëm më Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës. Kemi përcjellur vazhdimisht nivelin e manganit në Liqenin e Badocit, por kohëve të fundit kemi hasur që ka rënie të nivelit të dhe shumë shpejtë pritet të përmirësohet gjendja. Kjo është dukuri natyrore, nuk e kemi ditur kur do të fillojë dhe nuk e dimë kur do të mbarojë”, potencoi Mjeku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

    Po ashtu, Mjeku vlerësoi që reshjet atmosferike mund të ndikojnë sado pak në zbutjen e nivelit të manganit.

    “Për ata konsumatorë që kanë gjendje të rëndë ekonomike, ne vazhdimisht jemi duke dërguar autobotë për furnizim me ujë dhe për gatim. Po shpresojmë që situata të stabilizohet brenda kësaj jave, sepse edhe reshjet atmosferike janë një faktor që mund ta zbusin sado pak nivelin e manganit në Badoc”, shtoi tutje Mjeku në Tëvë1.

    Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sot ka bërë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.

    Të Fundit

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.