Mjeku në pension nga Gjakova, Ismet Bardhoshi ka reaguar në lidhje me debatin e fundit në vend sa i përket bartjes së shamisë, shkruan GazetaDemos.
Bardhoshi ka shkruar se nuk beson së mënyra e veshjes dhe mbulesa e kokës dhe trupit të jetë shkruar në libra fetar, pasi sipas tij kjo është e shkruar në bazë të kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në kohën kur kanë jetuar.
Madje sipas tij, edhe familjarët e tij janë veshur me veshje kombëtare, dhe jo me veshje turke apo arabe.
“Babgjyshi im dhe gjyshja ime, ndjese paçin, kan qene musliman te devotshem, por te dyte gjithe jeten jane veshur me veshje kombetare – gjyshi me tirq e plis te bardhe e gjyshja me kemishe te bardhe, pshtjellak e lidhce e marhame te bardhe ne koke (veshje e Rekes se Dukagjinit). Te dy gjysherit, edhe pse analfabete, pohonin me krenari qe jane te komjetit (kombit) shqiptar dhe musliman, por asnjeher te atij turk ose arab. Edhe nena ime deri vone ne pleqeri te thelle ashtu eshte veshur”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i plotë i tij:
Per veshjen dhe shamine,
Edhe para Islamit popujt arab visheshin njesoj si me pare kur ishin pagan.
Menyra e veshjes dhe mbulesa e kokes dhe trupit nuk besoj te jete shkruar ne libra fetar, kjo duket te jete „shkruar“ nga kushtet klimatike e veçantite gjeografike te hapsirave ku kan jetuar: dielli i forte, temperaturat e larta gjate veres, vendet e tyre te thata e shkretinore te mbuluara me duna rere dhe te rrahura nga era.
Te gjitha keto e kan determinuar menyren e veshjes dhe te jeteses nder shekuj.
Edhe arabet e besimit te krishtere vishen njesoj si arabet e besimit islam.
Keto veshje arabe jane pjese e tradites dhe kultures se tyre, jane veshje te tyre kombetare.
Edhe popuj tjere te Azise qendrore, besimesh te ndryshme, vishen perafersisht njesoj.
Nuk e kuptoj pse gjithe kjo zhurme e rremuje debatesh per gjera qe nuk jane tonat.
Babgjyshi im dhe gjyshja ime, ndjese paçin, kan qene musliman te devotshem, por te dyte gjithe jeten jane veshur me veshje kombetare – gjyshi me tirq e plis te bardhe e gjyshja me kemishe te bardhe, pshtjellak e lidhce e marhame te bardhe ne koke (veshje e Rekes se Dukagjinit).
Te dy gjysherit, edhe pse analfabete, pohonin me krenari qe jane te komjetit (kombit) shqiptar dhe musliman, por asnjeher te atij turk ose arab.
Edhe nena ime deri vone ne pleqeri te thelle ashtu eshte veshur.
Nuk mendoj se veshja paraqet pengese apo shprehe devotshmeri ne cilin do besim dhe as ne besimin islam.
Eshte mire qe te debatohet per uniformat shkollore dhe standardet e veshjeve ne shkolla e sidomos per ngritjen e cilesise ne institucionet arsimore e jo per shamine.
IB.