Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mjekët ushtarakë nga Hungaria nisen në Kosovë për t’u kujdesur për ushtarët e tyre të plagosur në veri

    30/05/2023 13:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një avion Airbus A319 i Forcave të Armatosura Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor u nis për në Kosovë në mbrëmjen e 29 majit.

    Një ekip i mjekëve ushtarakë është nisur për në Kosovë për t’u kujdesur dhe sjellë në shtëpi ushtarët hungarezë të plagosur në protestën e djeshme në Zveçan, njofton portali i Forcave të Mbrojtjes Hungareze.

    Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.

    Në një komunikatë drejtuar mediave, KFOR-i bëri të ditur se se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. 11 ushtarë italian dhe 19 nga kontingjentin hungarez kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.

    Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk janë të rrezikshme për jetën.

    “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, duke kryer mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

    Artikuj të ngjashëm

    Hungaria humb zyrtarisht fondet e BE-së në vlerën e 1 miliard eurove

    Szijarto: Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, s’i kontribuon dialogut

    Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.