Gazeta elektronike ukrainase “Ukrainska Pravda” ka identifikuar përmes një telefonate të përgjuar, një ushtar rus që mburret për krimet e luftës.
Hulumtimi i gazetës “Ukrainska Pravda”, ka identifikuar një ushtar rus i cili i tha gruas së tij se qëlloi civilët në kokë edhe kur ata luteshin për mëshirë.
Gazeta citoi burimet e saj në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe tha se ai është 27-vjeçari Dmitry Gennadyevich Ivanov nga fshati Kupsola në republikën ruse të Mari El.
Ai aktualisht është duke shërbyer në rajonin Kherson të pushtuar nga Rusia.