Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mitrovica e Veriut shumë afër anëtarësimit në Asociacion, MAPL ia aprovon kërkesën

    19/07/2023 12:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje Mitrovicës së Veriut lidhur me kërkesën për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ia aprovuar kërkesën. Tash, vendimi është në dorë të organeve të AKK’së.

    Gazeta Express ka siguruar shkresën që MAPL i ka dërguar Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ku thuhet se kërkesa është në pajtim me legjislacionin në fuqi.

    “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës, është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në dokument.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka thënë Gazetës Express se dje e kanë pranuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe se organet e AKK që do ndërmarrin veprimet e domosdoshme për shqyrtimin e saj.

    “Po, dje e kemi pranuar kërkesën. Tani, pas pranimit të kërkesës nga ana e komunës së Mitrovicës së Veriut e cila është shqyrtuar nga MAPL, janë organet e AKK që do ndërmarrin veprimet e domosdoshme për shqyrtimin e kërkesës së komunës në fjalë. Asociacioni i Komunave të Kosovës do i përmbahet dispozitave statutare të saj në mënyrë që të bëj veprime të përgjegjshme sa i përket shqyrtimit të kërkesës së komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarsim në AKK”, ka deklaruar Ibrahimi.

    Ndryshe, Mitrovica e Veriut, komunë me shumicë serbe, ka nisur procedurat për t’u anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës, para një muaji.

    Përmes një shkrese drejtuar Asociacionit, Kryetari Erden Atiq, ka kërkuar që komuna që ai e drejton të bëhet pjesë e AKK’së.

    “Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në shkresë.

    Shembullin e tij ka thënë se do ta ndjek shpejt edhe ai i Zubin Potokut.

    Artikuj të ngjashëm

    Komuna e Mitrovicës së Veriut i ndan nga 300 euro për fëmijët që lindin këtë vit, dhe 500 për çiftet që kurorëzohen

    Krasniqi për vizitën në Nepal: U mundësua shkëmbimi i përvojave për auditim social

    Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

    Të Fundit

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.