Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen me mitin serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin

    29/06/2024 22:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Xhevat Hasani
    28 qershor 2024

    Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen me mitin serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin

    Shkruan: Xhevat Hasani
    28 qershor 2024

    Në emisionin televiziv në Klan Kosova të datës 28 qershor të vitit aktual 2024, ku u debatua lidhur me tubimin e serbëve në Gazimestan afër Prishtinës, për festimin nga ana e tyre të ditës së Vidovdanit që përkon me ditën e Betejes së Kosovës të 28 qershorit të vitit 1389, morri pjesë historiani Asdren Shala
    dhe publicisti Nexhemdin Spahiu.


    Spahiu duke folur lidhur me tubimin e serbëve në Gazimestan na çuditi kur tregoi brengosje për gjoja krijimin e mitit për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, edhepse realisht nga shqiptarët e Kosovës nuk është mitizuar as Ibrahim Rugova dhe as Adem Jashari.


    Por, edhe nëse me kalimin e kohëve do të krijohet miti për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, miti shqiptar për ta do të ndryshoj si dita me natën nga miti serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin. Hordhitë shovinste serbe në vitin 1989 i bartën kocakt e Car Llazarit gjithandej ish-Jugosllavisë duke
    thirrur për luftë!


    Miti paqësor i Ibrahim Rugovës dhe miti çlirimtar i Adem Jasharit, shqiptarët nuk do ti bëjë as hegjemonist dhe as luftnxitës ndaj popujve fqinjë, kurse shovinistët serbë mitin për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin, sidomos gjatë shekujve 19-të e 20-të e kthyen në mit hegjemonist dhe luftënxitës të popullit serb ndaj popujve fqinjë - sidomos ndaj popullit shqiptar. Miti paqësor i Ibrahim Rugovës ka për ti frymëzuar shqiptarët që të jetojnë në paqe dhe në harmoni me popujt fqinjë, kurse miti i Adem Jasharit ka për ti frymëzuar shqiptarët për bërë luftëra mbrojtëse dhe çlirimtare ndaj kujtdoqoftë që e sulmon Kosovën apo Shqipërinë. Dhe këtu ska asgjë të keqe.
    Spahiu, që për mendimin tim është njeriu më destruktiv që ka Kosova e pavarur, duke paraqitur pa asnjë shkak dhe arsye brengosje për mitin joekzistues për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, ai për mendimin tim nuk bën tjetër veçse sajon një akuzë të pabazë dhe të paqenë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosovës si vend dhe shtet i pvaruar.


    Disa njerëz seç ma kujtojnë atë Murrojën tim të shkret kur isha fëmijë, që sa herë matej të dyluftonte me ndonjë shok të vetë, me këmbët e para hidhte dhe mbi shpatulla!

    Artikuj të ngjashëm

    “Kombi Kosovar” do të krijohet në Kosovë, atë ditë kur kafshët do të fillojnë me fol!

    Ardhja e VMRO-së në pushtet – për shqiptarët e Maqedonisë një ogur i keq!

    Si do t’ia ’’shfrynin’’ shqiptarët hundët dhe buzët Vuçiqit?

    Të Fundit

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.