Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Misioni i SHBA-së në OSBE liston kërkesat për Kosovën dhe Serbinë

    03/09/2022 11:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me situatën në Kosovë. Në komunikatë thuhet se SHBA-ja dhe Kosova janë partner të palëkundur me një histori të frotë.

    “Ne jemi të përkushtuar ndaj sovraniteit dhe integritetit territorial të Kosovës. Qëllimi ynë është paqja, drejtësia dhe prosperiteti në një Kosovë demokratike dhe multietnike që është plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare dhe pjesë e një Evrope të tërë, të lirë, reziliente dhe të lulëzuar”, thuhet në komunikatë.

    Tutje në komunikatë bëhet thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet marra në të kaluarën, të përmbahen nga retorika që nxit tension dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialog.

    “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre të kaluara, të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e vetmja rrugë realiste për një zgjidhje afatgjatë”, thuhet tutje.

    Amerikanët thonë se kjo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse e përqendrua në njohje reciproke.

    “Prandaj është thelbësore që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohjen reciproke. Ne kemi parë potencialin e Dialogut për të rritur stabilitetin rajonal me lidershipin dhe vullnetin e nevojshëm politik. E përshëndesim marrëveshjen e 27 gushtit të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti që lehtëson udhëtimin ndërkufitar. Ne mbështesim fuqishëm udhëheqjen e Bashkimit Evropian në vazhdimin e punës së palodhur të diplomacisë brenda kornizës së Dialogut”, potencon komunikata.

    Nga zyra e SHBA-së në OSBE thonë se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë negociatat serioze për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, përfshirë edhe targat.

    “Ka më shumë punë për të bërë. Palët duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre serioz për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, përfshirë targat”, vazhdon komunikata.

    Në këtë komunikatë të misionit të SHBA-së në OSBE thuhet se iu vjen keq që Kosova s’është ende anëtare e OSBE-së për të përfaqësuar veten në këtë institucion, dhe shtojnë se presin me padurim ditën kur Kosova të bëhet pjesë

    “Megjithatë, vetëm duke dëgjuar drejtpërdrejt nga të dyja palët, ne mund të kuptojmë plotësisht dinamikën në terren dhe të përcaktojmë se si t’i trajtojmë ato më së miri. Ne besojmë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë. Ne e presim me padurim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i OSBE-së dhe kjo mund të ndodhë”, përfundon komunikata.

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.