Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri, AUV shton kontrollet në Kosovë për mishin me origjinë nga Brazili

    05/04/2025 09:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaqi, tha se janë ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për mishin e pulës me origjinë nga Brazili, pas skandalit në Shqipëri, ku u gjetën tetë ton mish i kontaminuar me salmonellë.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes trupave inspektuese, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ekzekutive për të hequr dyshimet për mishin me origjinë nga Brazili. Pas lëshimit të urdhëresës për kontrolle shtesë, në import kanë ardhur 7 ngarkesa. Nga secila ngarkesë është marrë nga një mostër, ku sipas procedurës, ngarkesat mund të bllokohen deri në daljen e rezultateve. Po ashtu, në kontrollin e brendshëm janë realizuar dy kontrolle në pika shitjeje, nga të cilat janë marrë dy mostra nga lote të ndryshme prodhimi”, tha Thaqi.

    Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka realizuar kontrolle shtesë në import dhe në pika shitjeje, duke marrë mostra për testim.

    Sasitë e dyshuara janë tërhequr dhe bllokuar deri në daljen e rezultateve.

    “Sasitë e lotëve të mostruar janë tërhequr dhe bllokuar deri në rezultate. Është inspektuar edhe depoja e operatorit ekonomik importues, ku përveç masës së ndalimit të përkohshëm të nxjerrjes në treg të produktit në stok, është marrë një mostër për testim. Të gjitha mostrat janë mbledhur nga pikat kufitare dhe kontrolli i brendshëm. Ato janë në laborator dhe ka nisur procesi i testimit. Për kohën e nxjerrjes së rezultateve, nuk mund të japim afat ose datë tani. Gjithçka varet nga dinamika e procesit të testimit nga laboratori. Në momentin e parë të nxjerrjes së rezultateve, do ta informojmë publikun me të gjeturat”, shtoi ai.

    Kontrolli vazhdon në kufij dhe brenda vendit për të siguruar konsumatorët dhe për të garantuar sigurinë ushqimore., thotë ai. Rezultatet e testimeve priten në ditët vijuese.

    “Si masë shtesë kemi vendosur edhe në kufijtë e Kosovës, jemi mirë të përgatitur që në çdo situatë të përgjigjemi konform rrezikut që paraqitet. Në çdo kohë lajmërimet dhe kontrollet që kryhen janë në drejtim të sigurisë ushqimore në çdo kohë. Këto masa i kemi për të hequr dyshimet e konsumatorëve”, përfundoi Thaqi./Ekonomia Online/

    Artikuj të ngjashëm

    AUV: Ndalohet importimi i deleve dhe i dhive nga Shqipëria

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokat Çerkini

    Të Fundit

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.