Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mirëpritet dakordimi për çështjen e të zhdukurve, kërkohet zbatimi i marrëveshjes bazë

    05/04/2023 16:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë se krahas marrëveshjes për të zhdukurit duhet të zbatohet edhe marrëveshja për energjinë. Ajo shtoi se qeveria duhet t’iu qëndrojë prapa zotimeve të veta edhe për Asociacionin e komunave me shumicën serbe.

    “Marrëveshja për të pagjeturit, tema për energjinë ato tani duhet të implementohen, por edhe marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ku është edhe çështja e Asociacionit. Ne si LDK nga dialogu kemi pritur të ketë një marrëveshje finale dhe jo një marrëveshje bazë, sepse ky proces tani do të zgjatet edhe për shumë vite të tjera. Ne presim që kjo marrëveshje të zbatohet ashtu siç është dakorduar mes dy palëve”, thotë ajo.

    Ndërkaq, njohësi i procesit të dialogut, Dorajet Imeri thotë se pas takimit të djeshëm ka disponim pozitiv për zbatim të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

    Megjithatë, ai përmend edhe obligimin që Kosova e ka në bazë të aneksit të zbatimit të marrëveshjes, ku brenda një afati të caktuar kohor duhet të fillojë së jetësuari planin për zbatimin e Asociacionit.
    “Sigurisht se Kosova e ka një obligim tash përpara. Bazuar në planin për zbatimin e marrëveshjes, Kosova duhet që brenda një afati të caktuar kohor të fillojë së jetësuari planin për zbatimin e Asociacionit, përkatësisht të vetëmenaxhimit. Takimi apo ajo çka na pret varet ekskluzivisht nga veprimet që do t’i marrë Kosova në këtë drejtim. Ka një disponim pozitiv (për deklaratën për të zhdukurit) pasi nuk mund të ketë një proces të pajtimit dhe të paqes për aq kohë sa nuk mbyllen çështjet e mbetura të hapura, sidomos çështja e të pagjeturve. Konsideroj se këtu mund të ketë diçka, por Serbia është e interesuar të taktizojë në mënyrë të vazhdueshme për të penguar një dinamikë të shpejtë të zbatimit të marrëveshjes”, thekson Imeri.

    Pavarësisht kësaj, Imeri thotë se Serbia përmes krijimit të tensioneve në veri mund të tentojë të prolongojë zbatimin e marrëveshjes .

    “Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka pasur këtë qasjen e prolongimit të zbatimit të marrëveshjes, pritjes për ndryshim të dinamikave të faktorëve ndikues dhe kështu me radh. Pritet prapë që të përsëritet e njëjta….pasi Serbia e ka si pjesë të strategjisë së saj prolongimin e secilës marrëveshjes. Ka të bëjë me pamundësinë që Kosova të konsolidohet si shtet në arenën ndërkombëtare dhe pamundësinë për ndonjë anëtarësim të shpejtë të organizata ndërkombëtare”, shton ai.

    Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, thënë se me marrëveshjen e dakorduar të martën në Bruksel, Serbia ka pranuar deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, e sipas tij, kjo nënkupton hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

    “Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb”, shkroi ai në “Facebook” të mërkurën.

    Gjatë të mërkurës, dakordimin e mirëpriti edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili u shpreh se marrëveshja për të zhdukurit është hapi i parë i përmbushjes së zotimeve nga marrëveshja bazë e 27 shkurtit në Bruksel.
    Pas takimit trilateral të martën në Bruksel, Bislimi u shpreh se takimi i radhës i nivelit të lartë në dialog mund të mbahet më 22 prill.

    Në kuadër të marrëveshjes bazë për dialogun dhe aneksit të zbatimit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që çështja e të zhdukurve të trajtohet si urgjencë.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.