Ilir Mirena, gazetar”, ka komentuar në T7, takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, pasi dështoi shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se “i ka ardhur puna” të trokas në derën e PDK-së, Mirena thotë se “Kurti gjithë karrierën politikën e ka ndërtuar mbi atë emër”.
Ai tha se PDK-ja nuk ka arritur që situatën ta kthejë në favorin e saj, duke thënë se një takim i tillë është dashur ta dëmtonte pushtetin.
“Erdh puna asisoj, që Albin Kurti me dalë në dark me PDK-në e me i thënë hajde e gjejmë një zgjidhje për më dalë prej kësaj situate. I erdh puna Albin Kurtit me trokit në derë të PDK-së, mbi këtë emër e ka ndërtu gjithë karrierën e tij politike. Më vjen keq që PDK-ja nuk ke në gjendje me kapitalizu këtë, me kthy në favor të vetin”, ka thënë Mirena.