Analisti Ilir Mirena u shpreh i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se duhet të pyetet se “çka ka me rrejtë në fushatën e radhës?”.
Sipas tij, opozita do të ketë shumë se çka me folë në fushatë dhe jo Kurti.
“A ka më folë për Bashkim Kombëtar Albin Kurti, a ka me folë që nuk shkon në Dialog pa na i kthy Serbia të pagjeturit, pyetja duhet me u bë çka ka me rrejtë Albin Kurti në fushatën e ardhshme”, tha Mirena.
“Opozita ka çka thotë boll se katër vjet janë dështim, stagnim, shkatërrim i ekonomisë. Opozita ka çka flet boll”, tha Mirena në Pressing.