Analisti Ilir Mirena tha se nga informacionet që i posedon, PDK po shqyrton mundësinë që kandidat për kryeministër në zgjedhjet e radhës ta ketë Bedri Hamzën.
Ai tha se emri më i përfolur për kandidat për kryeministër në PDK është Bedri Hamza, kryetar i Mitrovicës.
“Ka burime që po flasin që PDK është duke e shqyrtu mundësinë që me emëru një kandidat tjetër, jo kryetarin aktual të PDK-së Memli Krasniqi, por një kandidat tjetër për kryeministër. Emri më i përfolur është kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza”.
“Unë po besoj që PDK i ka bë hesapet e veta mirë, po këqyr sondazhet e brendshme. Duhet me kalkulu mirë se qysh ka me reflektu kjo në numra”.
“Bedriu Hamza në këto dy vite është i heshtuar, nuk është politikisht aktiv. Kur ke synime kaq të larta mendoj që njeriu duhet me qenë më aktiv në politikat e përditshme, e këtë te Bedri Hamza nuk e kemi pa. Ai është ekonomist i mirë, por nuk ka fitu ndonjë betejë të madhe me përjashtim të Mitrovicës”, tha Mirena në Pressing.