Analisti Ilir Mirena tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka ndryshuar nga viti 2007.
Sipas tij, Kurti e VV po shkojnë rrugës që e kanë trasuar që një dekadë e gjysmë.
“Albin Kurti nuk është ndryshe prej Albin Kurtit të vitit 2007, nuk është ndryshe prej atij Albinit që intervenimin e NATO-s e ka quajtur një formë të re të kolonializmit, që s’ka besu në pavarësinë e Kosovës dhe partia e tij e ka lëndu fizikisht ambasadoren amerikane”, tha Mirena në Pressing.
“E kanë kërcënu Albright, sekretaren e shtetit, kur ka ardhë në vizitë në Kosovë që do të presim me protesta. Unë po çuditna pse Bashkësia Ndërkombëtare po mbetet kaq e çuditur me z.Kurti dhe LVV-në. Këta janë duke shkuar qasaj rruge që e kanë trasu për një dekadë e gjysmë. Fatkeqësia është që vazhdojnë ende me i besu…”, tha ai.