Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij këtë të diel me një foto piktoreske nga Shkodra.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka ndarë një imazh të Liqenit të Zambakëve duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër pozitiv.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postim.
Postimet e përditshme me foto nga natyra dhe destinacionet turistike janë kthyer në një praktikë të zakonshme të kryeministrit, duke promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes rrjeteve sociale.