GazetaDemos ka qëndruar sot gjatë ditës në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ka takuar nga afër disa nga qytetarët të cilët vizituan klinikat që ndodhen në këtë hapësirë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, është vërejtur një ndryshim në mendime sa i përket kushteve e shërbimeve që ofrohen brenda QKUK-së.
Njëri prej tyre i tha Demosit që nuk ka as penjë për vëllain që do t’i nënshtrohet operacionit.
“Një vëlla e kam në spital, nesër ka me u bo operacion për së dyti, më thanë me shku me ble penjë, parameno çfarë gjendje kemi ardhur”, tha ai.
I vetëdijshëm për pajisjet që janë brenda spitaleve është edhe një qytetar tjetër, i cili ka fjalë të mira për profesionistët shëndetësorë.
“Mjekët tonë me i pas pajisjet më të mira, janë mjekët më të mirë në botë, janë të sjellshëm, e kryejnë punën më së miri. Nuk është faji tek ministri, është punë më shumë se ai”, thotë mes tjerash ky qytetar.
Mendim të njëjtë ka edhe një vizitor tjetër që frekuentoi ambientet e QKUK-së gjatë së mërkurës.
“Mjekët janë mirë, shërbimet janë mirë, ambienti është pak i papastër, por stafi mjekësor është shumë mirë, sa i përket mendimit tim është kështu”, ka deklaruar ai.
Edhe të tjerët që bashkëbiseduan me gazetarët e Gazetës Demos, thanë që mjekët janë për çdo lavdatë.
“Unë nuk kam vërejtje kështu, sillen mirë, interesohen, nuk kam probleme”
“Unë mendoj që shumë mirë është, mundohen mjekët aq sa munden me bo, jemi shumë të kënaqur me mjekët e kushtet”, janë shprehur dy prej tyre.
Për më shumë ndiqeni videon: