Lajme
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Deputetët kanë miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ai mori mbështetjen e 64 ligjvënësve.
Kritika për projektligjin ka pasur nga PDK. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Ajo ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se ky projektligj rrezikon paranë publike.
Kuvendi ka miratuar sot edhe projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe atë për sigurimet e detyrueshme shëndetësore.