Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Miratohet injeksioni kundër HIV-it: Mbrojtje me vetëm dy doza në vit

    21/06/2025 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Yeztugo (lenacapavir), ilaçin e parë dhe të vetëm injektues që parandalon infektimin me HIV me vetëm dy doza në vit. Ky zhvillim paraqet një hap të madh në luftën globale kundër HIV-it.

    Ilaçi, i zhvilluar nga kompania Gilead Sciences, ka treguar efektivitet mbresëlënës prej 99.9% në studime klinike të fazës së tretë. Ai është dizajnuar posaçërisht për persona që kanë vështirësi në përdorimin ditor të pilulave apo që përballen me stigmat sociale dhe mungesë të qasjes në shërbime shëndetësore.

    “Kjo është një risi që mund të ndryshojë situatën përfundimisht,” tha Dr. Matthew Hamill, infektolog në Universitetin Johns Hopkins.

    Në dy prova klinike të rëndësishme – PURPOSE 1 dhe PURPOSE 2 – ndër më të mëdhatë për këtë lloj terapie, ilaçi tregoi efikasitet pothuajse të plotë. Në Afrikën Sub-Sahariane, asnjë nga mbi 5,000 gra cisgjinore të përfshira në studim nuk u infektua. Ndërkohë, në një grup prej mbi 3,000 burrash homoseksualë dhe persona me gjini të ndryshme, u regjistruan vetëm dy raste të infektimit.

    Miratimi i Yeztugo pritet të sjellë një revolucion në parandalimin e HIV-it, duke ofruar mbrojtje të qëndrueshme, praktike dhe më pak të ndikuar nga faktorë socialë apo ekonomikë.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident mes një veture dhe motoçiklisti në Prishtinë, s’dihet a ka të lënduar

    Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara

    Kaq milionë euro do të jetë paga e Granit Xhakës te Milani

    Të Fundit

    Aksident mes një veture dhe motoçiklisti në Prishtinë, s’dihet a ka të lënduar

    Miratohet injeksioni kundër HIV-it: Mbrojtje me vetëm dy doza në vit

    Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara

    Kaq milionë euro do të jetë paga e Granit Xhakës te Milani

    Izraeli godet impiant bërthamor në Iran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.