Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan

    10/07/2025 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për çregjistrimin e partisë politike Lëvizja për Bashkim.

    Kjo parti politike ka paraqitur në Zyrën për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

    Pas këtij vendimi, zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

    Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së u njoftuan lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale të 12 tetorit.

    Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa, prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërsa 66 të tjera janë refuzuar, për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

    Po ashtu, anëtarët u njoftuan edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.

    Deri tani, Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike (ZRCKFSP) u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.

    KQZ-ja u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”.

    Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ-ja.

    Artikuj të ngjashëm

    Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale

    54 subjekte kanë nisur aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale 

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    Të Fundit

    “E sheh, e çel vetë” – Çfarë dhurate i dha Albulena Haxhiut ky qytetar?

    Lejoi të futen pa kontroll veshje të falsifikuara sportive, arrestohet doganieri dhe shoferi i furgonit

    Kos: Plani i Rritjes – Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

    Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë euro

    Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.