Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    MINT nxjerr vendim për shkëputje të kontratës së konsumatorëve me operatorët kabllorë

    05/02/2024 19:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ( MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT), pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve që ka pranuar Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit, lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës, nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës.

    Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

    “MINT mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë konsumatorëve, prandaj me këtë rast i falënderon për besimin që ata tregojnë, duke i dërguar të gjitha ankesat e tyre pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINT për shqyrtim të mëtejmë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet tjera përgjegjëse, me trajtimin me kujdes të secilës ankesë që vjen nga qytetarët, përkatësisht konsumatorët”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e importit të naftës

    “Skandali me rezervat shtetërore”, kaq vota mori Rozeta Hajdari

    Liburn Aliu tregon pse nuk është në listën e VV-së

    Të Fundit

    Toka në pikën më të largët nga Dielli – por pse është kaq nxehtë?

    Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

    Po vijnë disa ditë të freskëta, moti për javën e ardhshme

    Policia shqiptare asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.