Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njofton se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.
“Aprovohet, Udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore”, deklaroi ajo.
Postimi i plotë i saj:
Aprovohet
Udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.
Marrë parasysh se mbrojtja e sinjalizuesve është thelbësore për funksionimin efektiv të sistemeve të brendshme të menaxhimit të sinjalizimit, udhëzuesi:
jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione
ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme
ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues.
Miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.