sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministrja Hajdari thotë se Gjykata Komerciale do t’u ofrojë lehtësi investitorëve të huaj

    04/07/2021 06:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë bizneset në zgjidhjen e mos marrëveshjeve në Kosovë dhe jo të përfundojnë në Gjykatat ndërkombëtare, derisa kjo do të iu lehtësojë punën edhe investitorëve kështu ka thënë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Ajo tuje shtoi se qëllimi i ministrisë është të rrisë potencialin e industrisë dhe të bërit biznes.

    “Gjykata Komerciale është e rëndësisë tejet të lartë. Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë biznesin. Të gjitha çështjet që janë sa i përket bizneseve dhe mosmarrëveshjeve do të zgjidhen në Kosovë dhe jo të përfundojmë në gjykatat ndërkombëtare me klauzolat e arbitrazheve. Përmes Gjykatës Komerciale është në plan sidomos në planin e reformës ekonomike që është integruar si masë në planin e ministrisë dhe tregtisë. Investitorët mund të vijnë së pari të pyesin në ministri për mundësinë e zgjidhjes së problemeve të tyre para se t’i drejtohen Gjykatës Komerciale. E nëse nuk kanë sukses edhe në Gjykatën Komerciale atëherë mund të shkojnë edhe më larg”, tha ministrja.

    “Qëllimi ynë si ministri është që sa më shumë të rrisim potencialin tonë të industrisë të lehtësojmë ambientin e të bërit biznes, të nxisim investime dhe të përmirësojmë politika tregtare për përmasimin e bilancit tregtar dhe të ofrojmë sa më shumë për përmasimin e infrastrukturës së cilësisë dhe është e rëndësishme edhe bashkëpunimi me vendet jashtë Kosovës të cilat veçse kanë mundësi të sjellin linjat e tyre të prodhimit apo zinxhirëve të furnizimit në Kosovë”, u shpreh ajo në një intervistë për EO.

    Ajo tha se përveç disa ligjeve që i ka shtyrë ministria është duke u marrë me shumë probleme, duke u munduar të ndalin disa kontrata keqbërëse ndaj parasë publike siç ishin ato në fushën e naftës dhe duhanit.

    “Kemi bërë një skanim të mirë në ministri. Ne kemi gjetur disa ligje që janë të mira. Ka procese që janë zhvilluara mirëpo nuk kemi gjetur dokumente të politikave sa i përket tregtisë, industrisë dhe inovacionit dhe asnjë politikë për eksportin. Përpos disa ligjeve që i kemi shtyrë sepse në 100 ditëshin e parë jemi marrë me shumë probleme duke u munduar t’i ndalim disa kontrata keqbërëse ndaj parasë publike siç ishin në fushën e naftës dhe duhanit”, shtoi Hajdari.

    “Ne kemi shtyrë edhe ligje dhe udhëzime administrative sa i përket lehtësimit të të bërit biznes që janë gjithsej 5 udhëzime, dy ligje poashtu koncept dokumenti për pronën industriale me 5 ligje, ligji për konkurrencën, inspektimet që do t’i bashkojë të gjitha inspektimet në një platformën elektronike. Këto ligje do të azhurnohen me kritere për investitorët potencial në Kosovë”.

    Megjithatë, Hajdari tha se janë marrë edhe me udhëzimin administrativ të vitit 2020 i cili ishte nxjerrë jashtëligjshëm, një kontratë që lejon monitorimin e naftës në Kosovë.

    Për këtë çështje, ajo shtoi se i janë drejtuar Policisë dhe Gjykatës, duke shtuar se me hetimin është duke u marrë Prokuroria.

    “Ne menjëherë jemi marrë me udhëzimin administrativ 09/2020 dhe ai udhëzim ishte nxjerrë jashtëligjshëm dhe si rezultat i dëmshëm kishte sjellë një kontratë që lejon monitorimin e naftës në Kosovë. Kjo nuk është paraparë në ligjin e vjetër dhe as tani në ligjin e tanishëm”, tha ajo.

    “Ne nuk kemi anuluar komplet udhëzimin administrative për shkak se kontrata me kompaninë e jashtme paraqet klauzolën e arbitrazhit dhe kjo do të kish mundur të na kushtojë prandaj i jemi drejtuar Policisë e Gjykatës që të merren me hetim. Hetimi ka filluar dhe po marrin nga Prokuroria dhe do të shohim rezultatin se si do të vijë”.

    Sipas saj, ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka trashëguar një buxhet shumë modest ku prioriteti kryesor i Qeverisë do të jetë punësimi dhe drejtësia.

    “Ministria e industrisë dhe tregtisë ka trashëguar një buxhet shumë modest. Megjithatë ne e dimë se me ministrin Murati e kemi parasysh prioritetin e Qeverisë punësim dhe drejtësi. Tani pakoja e rimëkëmbjes ekonomike përfshin shumë masa të cilat veçse e lehtësojnë rritjen e punësimit, rritjen e eksportit nga industria e Kosovës”, përfundoi ministrja.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK në seancën e radhës do të kërkojë shkarkimin e ministres Hajdari

    Ministrja Hajdari viziton Skenderajn pas vërshimeve, thotë se lajm i mirë është se nuk ka viktima

    PDK kërkoi shkarkimin e saj, VV i del në mbrotje Rozeta Hajdarit

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.