#Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, shkroi Luhrmann.
Vendimi për vizat do të nënshkruhet sot zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.
Ky akt do të nënshkruhet pikërisht nga presidentja e PE-së dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e BE-së në emër të kryesuesit të radhës.
Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas ceremonisë, Bislimi e Gërvalla do të mbajnë edhe një konferencë për media, kanë njoftuar nga Qeveria.