Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka arritur në Aeroportin Nëdrkombëtar “Adem Jashari”, për të filluar vizitën e saj dy ditore në Kosovë.
Ajo është pritur në aeroport nga homologia e saj, Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti.
Vizita dy ditore e Baerbock do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme zyrtare, përfshirë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti qysh ditën e sotme.