sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministrja e Jashtme e Suedisë për vizitë dy-ditore në Kosovë, dialogu njëra ndër temat e diskutimit gjatë kësaj vizite

    07/07/2021 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, njëkohësisht kryesuesja e radhës e OSBE-së,  Ann Linde, do ta vizitojë Kosovën me 7 dhe 8 korrik, ku ndër të tjera gjatë takimeve të planifikuara do të diskutojë çështje që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

    Ajo udhëton së bashku me Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Zëvendësdrejtoren ekzekutive të UN Women, Åsa Regnér, me ç’rast fokus kryesor i vizitës do të jetë agjenda “Gratë, Paqja dhe Siguria.”

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku po ashtu bëhet e ditur se ministrja Linde do të takohen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

    Temat e tjera të vizitës janë zbatimi i reformave strategjike të Kosovës, përpjekjet anti-korrupsion, zgjedhjet lokale, integrimi gjyqësor, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave që i përkasin komuniteteve si dhe tejkalimi i pandemisë.

    Ministrja gjithashtu do të diskutojë çështje që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe rolin e OSBE-së në të.

    Kryesuesja do të takohet edhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakić. Linde dhe Regnér do ta takohen edhe me stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe do të vizitojnë projektet në terren.

    Një takim i nivelit të lartë do të organizohet me organizatat që mbështesin të drejtat e grave dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar dhe shkëmbyer qasjet për avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë në Kosovë.

    Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes gjatë viteve të fundit do të jenë gjithashtu në rend të ditës, duke reflektuar mbi strategjitë e suksesshme për përfshirjen dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen e grave të reja në punën për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve, drejtësinë tranzicionale si dhe arritjen e potencialit të grave në ndërtim të mirëbesimit.

    Më 8 korrik, në ora 13:40, pas takimit në Bibliotekën Universitare të Kosovës, Linde dhe Regnér do të flasin para mediave.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takohet me Linde: Prioritet yni është bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.