Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është penguar hyrja në Leposaviq, ku ishte nisur për ta takuar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Siç raporton T7, komandanti i KFOR-it nuk e la Aliun të kalonte në përpjekje për t’i shmangur tensionet e mundshme nga protestuesit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për vizitën e tij në Leposaviq, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte nisur plan operativ.
Parimisht, ishte menduar që të planifikohej kamoflimi i Aliut, mirëpo KFOR-i si masë parandaluese e ktheu Ministrin Aliu prapa.