Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka kritikuar një veprim të Alternativës për Ndryshim (APN). Ai thotë se kjo parti rrezikon mbështetjen e qindra bujqve shqiptarë të Luginës. Kjo pasi sipas tij Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd ka paralajmëruar anulim të subvencioneve për bujqit shqiptarë atje.
Para disa ditësh sipas tj, saktësisht me 11 nëntor po kjo parti i ka dërguar shkresë Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd përmes së cilës i ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore (nga Fondi i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës).
“Ministria ka kërcënuar se nëse KKSH nuk anulon vendimin për subvencione brenda 8 ditësh, ajo vetë do të ndërhyjë për anulimin e tij”
Ai thekson hipokrizinë që, sipas tij, vet disa anëtarë të APN-së vetë kanë aplikuar për subvencione, ndërkohë që janë duke rrezikuar mbështetjen për të tjerët.
Lutfiu ka njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës për zhvillimet, duke paralajmëruar se nëse procesi bllokohet nga Ministria serbe, do të kërkohen masa reciprociteti.
“Në vitin 2024, Qeveria serbe ka ndarë rreth 139 milionë euro për serbët në Kosovë, ndërsa sinjalet (veprimet) janë që 1 milion euro, i dedikuar për bujqit shqiptarë të Luginës të bllokohen. Do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar ai.
Ky është njoftimi i plotë i tij: