Hyrja e ish-burrit të Drenusha Latifit brenda BBVK tronditi mbrëmë opinionin publik, transmeton GazetaDemos.
Kjo hyrje bëri që përveç reagimeve të ngriten edhe dilema të shumta për raportin e ish-çiftit.
E të gjitha spekulimet lidhur me raportin e dyshes për Demos i sqaroi avokatja e Drenusha Latifit.
Avokatja e Drenushës, Saranda Keqekolla foli eksluzivisht për Demos ku tregoi se dyshja i kanë 2-3 procedura të hapura në Gjykatë.
“Ata i kanë 2 a 3 procedura penale të hapura njëra është për familje tjetra është për mos respektim të vendimit gjyqësorë në këtë rast të urdhër mbrojtjës. Jemi në procedur për fëmijët”, tha ajo.
Më tej Saranda tha se nuk pajtohet me hyrjen e Atillës brenda shtëpisë.
”Nuk pajtohem e Atillës në BBVK, për faktin që veç prezenca e tij Drenushës i shkakton vuajtje fizike, psiqike emocionale dmth nuk i krijon rehati prezenca e tij”, shtoi avokatja për Demos.