Ministria e Shëndetësisë, nënshkroi sot kontratat me 8 organizata jo qeveritare (OJQ) në fushën e shëndetit mendor dhe sëmundjeve ngjitëse HIV dhe TB si politika të aprovuara nga ana e Ministrit të Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim OJQ-të përfituese të mbështetjes financiare nga MSh dhe uroj ato duke theksuar se personat që do të marrin shërbime nga projektet janë persona që kanë më së shumti nevojë për shërbime të këtyre fushave.
Ministria e Shëndetësisë i ka planifikuar kontraktimet sociale në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2023, 2024 dhe 2025.
Nënshkrimit të kontratave me 8 OJQ përfituese të kësaj mbështetje financiare i ka parapri procesi i planifikimit dhe shpalljes së thirrjes publike, e cila ka qenë transparente për të gjitha OJQ-të.
Vlera e mbështetjes financiare për organizatat përfituese nga kontraktimet sociale “Promovimi i shëndetit mendor dhe parandalimi i sëmundjeve infektive HIV dhe TB” është: 78.240 euro.
Në vitin 2019, ka qenë hera e fundit që MSh ka zhvilluar kontraktime sociale dhe pas përmirësimit të situatës lidhur me pandeminë Covid-19 i është rikthyer këtij procesi duke ndarë rishtas buxhetin për këto dy komponentë për kontraktime sociale, me qëllim të sigurimit dhe zbatimit të misionit të MSh, duke ofruar shërbime cilësorë dhe të sigurta për qytetarët e Republikës së Kosovës.
OJQ-të përfituese nga kjo mbështetje financiare janë:
1. KOPF
2. Medica Kosova
3. Liria – I
4. Labyrinth
5. Qendra për informim dhe Përmirësim Social
6. Kasnecët e Ardhmërisë
7. Diakonie Kosova
8. Renesanca
Listën e OJQ-vë përfituese sipas thirrjes publike për financim të projekteve të OJQ-ve në fushën: “Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Parandalimi i Sëmundjeve Infektive HIV dhe TB” mund ta gjeni të në linkun si me poshtë: https://msh.rks-gov.net/