sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Shëndetësisë pranon 5 autoambulanca të reja

    05/07/2021 14:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot kanë pranuar 5 autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS.

    Sipas MSH’së, vlera e këtyre autoambulancave arrijnë shumën prej 347,490 eurove.

    Ndërsa, ato sipas kësaj ministrie, do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë, sot ka pranuar pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte).

    Autoambulancat e reja do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.

    Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347,490 Euro dhe ato do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

    Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të mbeshtes në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emegjente në Qendrat Shëndetësore të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Vitia takohet me ambasadorin e Luksemburgut, dakordohen për shtim kapacitetesh në shëndetësi

    Ministria e Shëndetësisë për rastin në Kardiokirurgji: Do të marrim masat sipas ligjeve

    Zemaj: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon

    Të Fundit

    Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

    ​Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për trafikim të substancave narkotike 

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me SHBA-në

    Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini po bëhet baba për herë të parë

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.