Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se do i mbuloj shpenzimet për trajtimin e Ilir Zekës, 41-vjeçarit të lënduar nga aksidenti i rëndë, raporton GazetaDemos.
Ky trajtim ka një kosto prej mbi 25,000 Euro, një shumë që familja e tij nuk ishte në gjendje ta mbulojë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Njoftim
Sot gjatë ditës jemi njoftuar për gjendjen e rënduar shëndetësore në të cilën gjendet pacienti Ilir Z.
Pas trajtimit disa ditor në QKUK, Ilirit i duhet trajtim urgjent jashtë vendit. Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike.
Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës, mbulon shpenzimet e trajtimit për Ilirin sipas legjislacionit në fuqi.
Ilirit i urojmë shërim të shpejt e kthim sa më të shpejt në familjen e tij!