Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Shëndetësisë lehtëson procesin e vaksinimit, nxit qytetarët për imunizim

    06/11/2021 09:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë muajit tetor dhe gjatë ditëve të para të nëntorit, duket se interesi i qytetarëve të Kosovës për vaksinim ka rënë dukshëm, si pasojë e normalizimit të situatës me pandeminë COVID-19.

    Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të lehtësojë procedurën për vaksinim, duke mundësuar që qytetarët të vaksinohen pa termin.

    Shpërndarja e ekipeve mobile në qendra tregtare dhe aprovimi për të lejuar vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç janë disa nga vendiet që Ministria e Shëndetësisë ka marrë gjatë javës së parë të tetorit.

    Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim.

    Prandaj, është marrë vendim dhe qytetarët duke filluar nga dita e djeshme kanë nisur të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.

    “Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”, thuhej në njoftimin e MSH-së.

    Ndërkaq të enjten, pas njoftimit të MSH-së, ka filluar dhënia e vaksinës antiCOVID-19 edhe në qendrën tregtare Albi Mall për të gjithë të interesuarit që ende nuk e kanë marrë vaksinën, derisa pritet që së shpejti i njëjti proces të fillojë edhe në qendrat tjera tregtare.

    Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.

    Në njoftimin për media të MSH-së thuhet se vaksinimi i kësaj grup-moshe mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor.

    Artikuj të ngjashëm

    Vaksinimi kundër gonorresë nis për herë të parë në botë në Angli

    FSSHK paralajmëron protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

    Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, MSH ka siguruar 85 mijë doza

    Të Fundit

    “Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

    “Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.