Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen e të mbrohen nga COVID-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se vaksinimi kundër COVID-19 është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Sipas MSH’së, COVID-19 mund të ketë komplikime serioze dhe kërcënuese për jetën.

Reklama