Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Punëve të Jashtme krenohet me Bad News Eagles

    07/11/2022 10:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i është gëzuar fitores historike të ekipit kosovar në CS:GO, Bad News Eagles.

    Djemtë kosovarë arritën që në turneun më të madh në botë të eliminon ekipin FaZe, që në ranglistë botërore mban vendin e parë tash e një vit.

    Bad News Eagles triumfuan me rezultat 2:1, duke mbajtur gjallë shpresat për kalimin tutje në fazën “Champions”, ku marrin pjesë tetë ekipet më të mira në botë.

    Suksesit historik i është gëzuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Përmes një postimi në Twitter, MPJ shprehet krenare me suksesin historik të BNE-së.

    “Kosova është shumë krenare me Bad News Eagles, që sapo eliminoi skuadrën kampione në turneun “IEMRio2022″. Nga kjo pra është e përbërë Kosova — talentë të mëdhenj, ëndërrimtarë të mëdhenj dhe histori frymëzuese”, thuhet në postimin e MPJ-së.

    Bad News Eagles do të zhvillojnë sot ndeshjen e radhës, ndërsa i nevojiten edhe dy fitore për të kaluar në fazën e radhës.

    Kosova is very proud of @_badnewseagles who just eliminated the reigning Major champions team at #IEMRio2022!

    This is what Kosova is truly made of —
    big talent, big dreamers & inspiring stories.

    Good luck on the upcoming match 🦅🇽🇰 https://t.co/44CbawkUJ7

    — MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) November 6, 2022

    Artikuj të ngjashëm

    Shpërbëhet sërish ekipi i Bad News Eagles

    Zyrtare: Shqiponja fluturon sërish, rikthehet Bad News Eagles

    Bad News Eagles do të përballen me ekipin forZe në turneun CCT Online Finals

    Të Fundit

    Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës 

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.