Ukraina ka lëshuar raketa të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pasi administrata Biden i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armët me rreze më të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë.
Në orën 3:25 të mëngjesit me orën lokale, Ukraina gjuajti gjashtë raketa balistike në një objekt në Bryansk, tha ministria, raporton CNN.
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi pesë nga raketat dhe një tjetër u dëmtua.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë kur Ukraina ka përdorur armët amerikane me rreze më të gjatë për të goditur objektiva brenda thellësisë së territorit rus.