Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Mbrojtjes emëron drejtues të Zyrës Ligjore njeriun e dënuar me burg për korrupsion

    02/07/2021 15:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në vitin 2019, Gjykata e Prishtinës e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me një vit burgim Avdylkadër Muçajn, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare duke qenë drejtor i Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave [ARH]. Por, ai së fundi është transferuar në Zyren Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtor i saj. Megjithatë Muçaj ishte liruar nga aktakuza pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Ai ishte dënuar pasi u konsiderua që kundërligjshëm i kishte sjellë përfitime operatorit të vetëm publik “Trainkos” duke e dëmtuar kompaninë “Railtrans” me vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

    Prokuroria kishte konsideruar që Muçaj kishte lëshuar një vendim që ka të bëjë me revokimin e licencës për transport hekurudhor të mallrave për ndërmarrjen “RailTrans”.

    Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në tetor të vitit 2015.

    Por, si duket as ky dënim me burgim për korrupsion nuk mjaftoi që Avdylkadër Muçaj të mos ulej në një pozitë kaq të rëndësishme shtetërore.

    Nga Ministria e Mbrojtjes e kanë konfirmuar se Muçaj është emëruar në këtë pozitë dhe se më parë i njëjti kishte punuar si drejtor Ligjor në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.

    “Sipas Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, neni 52 Ministria e Mbrojtjes ka bërë  plotësimin e përkohshëm, përmes transferit për një periudhë deri në gjashtë (6) muaj, pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor, me z. Avdylkader Muqaj, i cili ka qenë Drejtor Ligjor në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.” – ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, për Periskopin.

    Në janar të vitit 2020, Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka liruar nga akuzat.

    “Kjo ngase gjykata e shkalles së parë kishte konstatuar se i pandehuri në vitin 2014, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht Drejtorit/Kryesuesit të Departamentit Ligjor dhe Licencim të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH), në emër të institucionit të lartcekur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje direkte, ka lëshuar vendimin me të cilën ka revokuar në mënyrë të kundërligjshme licencën për transport hekurudhor të mallrave të ndërmarrjes ‘Railtrans’ L.L.C. me seli në Prishtinë, të cilën në emër të ARH-së, e kishte lëshuar vet i pandehuri, e ku si pasoj i sjell përfitim operatorit të vetëm publik dhe monopolist ‘Trainkos’, dhe njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarës kompanisë ‘Railtrans’ në vlerë rreth 1.2 milion euro”, thuhet në njoftim.

    Muçaj ka zëvendësuar në këtë detyrë Krenare Sogojeva-Dermakun, e cila ishte emëruar nga Qeveria Kurti para pak ditësh në pozitën e Komisioneres së Agjencisë së Privatësisë.

    Për më shumë nga rasti i tij gjyqësor mund të lexoni në BetimipërDrejtësi.

    Artikuj të ngjashëm

    Në ministrinë e Mbrojtjes shënohet Dita e Komunitetit Turk

    Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për gjashtë pozita për komunitetet joshumicë

    Baton Haxhiu: SHBA e ka izoluar Kurtin, komunikon vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.