Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i mohon akuzat e Kurtit për sulmin në Banjskë

    23/10/2023 13:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra flagrante” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha të hënën se sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit” i udhëhequr nga ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

    Në një përgjigje të shpejtë pas deklaratave të Kurtit, ministria serbe të hënën i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ta ndaluar “menjëherë fushatën nxitëse dhe të ndyrë mediatike të kryeministrit të Kosovës ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj.

    Të hënën, Kurti bëri akuza të reja ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit nga një grup serbësh të armatosur kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    “Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, shkroi Kurti në Facebook të hënën.

    Ekzistimi i një “Klani të Novi Sadit” nuk është i njohur për publikun në Serbi.

    Ministria serbe i cilësoi deklaratat e liderit kosovar si “qëllim për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve në krahinën tonë jugore.”

    “Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Serbe do të mbeten të përkushtuara ndaj roleve të tyre kushtetuese dhe ligjore për të ruajtur sigurinë dhe jetën paqësore të të gjithë qytetarëve të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

    Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

    Kosova dhe Serbia kanë nisur hetime paralele për ngjarjet në Banjskë, ndërkohë që Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Beogradit të bashkëpunojë plotësisht për këtë çështje.

    Kurti theksoi se “grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS.”

    Ai i përmendi edhe një sërë nofkash të personave që dyshohet se janë të lidhur me “veprimtari kriminale” në veri të Kosovës dhe se janë tifozë të Cërvena Zvezdës.

    Disa nga pseudonimet janë “Mami”, “Llune” dhe “Nemac”, përkatësisht Millun Millenkoviq, Nenad Orlloviq dhe Vlladimir Radivojeviq.

    Millun Millenkoviq – Llune ndodhet në paraburgim që nga 13 qershori dhe është zgjedhur si lider i Mbrojtjes Civile, të cilën Kosova e ka shpallur organizatë terroriste.

    Orlloviq u arrestua më 23 qershor për një sulm ndaj anëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) në komunën e Zveçanit në fund të majit, kur serbët vendas kundërshtuan ardhjen e kryetarëve shqiptarë në pushtet.

    Millenkoviq dhe Orlloviq akuzohen për tri vepra kriminale: terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikim të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare.

    Ndërkohë, më 29 shtator, Policia e Kosovës e bastisi shtëpinë e Vlladimir Radivojeviqit në Zveçan, i cili njihet me nofkën “Mami”.

    Gjithashtu, bëhet e ditur se ai është një nga drejtuesit e tifozëve të klubit të futbollit Cërvena Zvezda. Atë ditë, autoritetet e Kosovës konfiskuan pronën e Millan Radoiçiqit në veri të Kosovës, si pjesë e një operacioni-kërkimi në lidhje me sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.

    Vendet perëndimore e dënuan ashpër sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkuan hetim. Ndërkohë, i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ngjarjet në Banjskë e kanë ndryshuar situatën, por se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve “nuk ka alternativë”.

    Lajçak, pas takimit të pesëshes së madhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e 24 shtatorit “treguan qartë se shtensionimi dhe normalizimi [i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] tani janë më urgjente se kurrë më parë”.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.