Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Infrastrukturës tregon nëse rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

    10/03/2022 12:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reshje të shumta të borës janë rikthyer sërish në vend.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se në Kosovë të gjitha rrugët janë kryesisht të zhbllokuara nga reshjet e borës.

    Ai tha se Ministria të cilën e drejton ai është e mobilizuar tërë kohën.

    “Sa i përket reshjeve të borës, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar tërë kohën që me gjithë operatorët të jetë në terren për zhbllokimin e rrugëve. Mund të jenë mëngjese të vështira sepse ballafaqimi në orët e para me reshjet e borës mund të sjellë probleme si kudo në Kosovë. Rrugët kryesisht janë të zhbllokuara”, tha Aliu.

    E në një njoftim për media nga ministria kanë deklaruar se sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve.

    “Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës.Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme.Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve”, thuhet tutje në njoftim.

    Nga Ministria e Infrastrukturës kanë kërkuar nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta

    Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

    “Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, vëllai i Liburn Aliut i dëshpëruar me Vetëvendosjen

    Të Fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit, në hyrje të Kukësit

    Ishte e martuar me letra sa ishte në BBVA, Loredana jep lajmin e papritur

    “Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”

    Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalet do të arrijnë deri 33 gradë

    Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.