Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së: Jemi në proces të realizimit të projekteve kapitale

    15/08/2022 19:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raportimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo ministri është në mesin e katë ministrive që ka realizuar zero përqind buxhetin për investime kapitale në gjatë mujorin e fundit.

    LDK në konferencën për media u bazua në raportin e Thesarit të Kosovës, duke thënë se në 6 mujorin e parë të këtij viti, ME-së iu janë ndarë mbi 16 mijë euro por që nuk ka investuar asnjë euro në investime kapitale. Ndërkohë, ME sqaron se është në proces të realizimit të projekteve kapitale me qëllim të implementimit të planit të investimeve deri në fund të vitit

    “Projektet tona përfshijnë investimet në fushat strategjike të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin e përgjithshëm të Kosovës. Ministria është duke e implementuar planin 5.5 vjeçar të Ekonomisë Dixhitale, ku aktivitetet e parapara për implementim gjatë këtij viti do të përfundojnë në fund të vitit. Investimet kapitale të parapara për këtë vit për Parkun e Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë janë në fazën përfundimtare. E në anën tjetër, jemi në procesin e tenderimit për investimet e parapara në Parkun e Inovacionit në Prizren. Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike por edhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Të gjitha këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë. Që nga viti 2015 në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë janë blerë pajisje mirëpo nuk është funksionalizuar. Tani me zhvillimin e termave të reja të referencës Laboratori i IGJK është në proces të tenderimit. Për më tepër Laboratori do të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë. Ky do të mbetet një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në mes të një institucioni qeveritar dhe një institucioni arsimor në zhvillimin shkencor.Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në sqarimin e ME-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Arrestohen katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi, publikuan vizatimin e profetit Muhamed

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.