Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi ka ftuar mediat në një konferencë për media.
Ata kanë bërë të ditur që në këtë konferencë që do të mbahet ditën e martë në orën 10:00, do të paraqitet Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Megjithatë nuk kanë treguar arsyet e kësaj conference.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Nesër, me datë 10.08.2021 nga ora 10:00, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën 914 në ndërtesën ish Rilindja, Ministria e Drejtësisë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet!
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!