Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Drejtësisë: Neni në Projekt Kodin Civil që flet për bashkësitë civile të sekseve të njëjta do të riformulohet

    17/03/2022 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Neni në Projekt Kodin Civil që flet për bashkësitë civile të sekseve të njëjta do të riformulohet, para se të dërgohet sërish në Kuvendin e Kosovës.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se në grupin punues për Kodin Civil do të punohet në mënyrë që nenet tu përgjigjen nevojave adekuate dhe realizimit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara në Kushtetutë.

    “Kodi Civil nuk e ka marrë miratimin sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Tash na mbetet që pasi ta jap vendimin Kuvendi për mosmiratimin e këtij Kodi të mblidhemi si grup punues me ekspertë të fushës dhe të diskutojmë për nenin e caktuar. Besoj që brenda një kompromisi të caktuar do të ketë një riformulim të këtij neni të caktuar dhe mbi bazën e kësaj do të dërgohet Kodi Civil në Kuvend për të marrë miratimin e duhur sepse duhet të dini një gjë: ky Kod është jashtëzakonisht i rëndësishëm, përbëhet prej 1630 neneve të ndarë në pesë libra. Pjesa e përgjithshme, detyrimet, e drejta pronësore dhe të drejta të tjera si familja dhe trashëgimia. Pra, secili nen, secila dispozitë e këtij Kodi prek në thelb të drejtat e qytetarit dhe të njeriut në Republikën e Kosovës. Prandaj, ne do të fokusohemi që të gjejmë një zgjidhje adekuate për të dërguar pra sërish Kodin në Kuvend për të marrë miratimin e duhur”, tha Sallahu në emisionin n’Fokus në T7.

    “S’ka pasur kundërshtime në grupin punues sepse kanë punuar ekspertë si vendorë gjyqtar ndërkombëtar por edhe ekspertë të Bashkimit Europian. Ka punuar një eksperte e cila ka punuar edhe në Kodin Civil të Gjermanisë dhe ka qenë një dakordim i plotë që bashkësitë civile të vendosen në nenin 1138, dhe si rrjedhojë e saj pra të nxirret një ligj i veçantë ku e lejon më pastaj realizimin dhe regjistrimin e kësaj bashkësie në institucione adekuate. Fillimisht ky ka qenë vetëm një afirmim prej Kushtetutës drejt ligjit, sepse siç e dini ligji për familjen aktualisht e ndalon bashkësinë civile dhe tash kemi ardhur në një përfundim që duhet të ketë një afirmim shtesë brenda këtij Kodi më pastaj për tu nxjerr një ligj i ri i cili e përcakton qartë, pra mënyrën, e realizimit dhe ekzekutimit të këtij koncepti apo instituti juridik i cili tashmë është zhvendosur në Kod Civil dhe pritet të nxirret një ligj i veçantë në të ardhmen për të realizuar, pra në plotni këtë koncept”, tha Sallahu.

    “Ne do t’i mbledhim të gjitha grupet punuese, mblidhen edhe përfaqësuesit e Ambasadave të Britanisë së Madhe që kemi një punë dhe një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, ambasadën e SHBA’së, zyrën e BE’së dhe përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile për të dakorduar dhe riformuluar një nen i cili i përgjigjet nevojave adekuate dhe realizimit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara në Kushtetutë dhe siç e dini liritë dhe të drejtat e njeriut janë të panegocueshme dhe të patjetërsueshme dhe si të tilla duhet t’i respektojmë të gjithë”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjithçka gati në sheshin e Prishtinës për të nisur Parada e Krenarisë

    Qelaj për Kodin Civil: Të papranueshme deklarimet publike

    Duda Balje rikonfirmon mosmbështetjen për Kodin Civil ku lejohen martesat e gjinisë së njëjtë

    Të Fundit

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.