sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Arsimit ka një njoftim të rëndësishëm për nxënësit

    09/07/2021 12:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, ka deklaruar se si ministri kanë nisur përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili beson se do të nis me prezencë fizike në objektet shkollore.

    Megjithatë, sipas saj, kjo do të varet nga situata me pandeminë dhe rekomandimi që do të marrin nga institucionet shëndetësore, por në funksion të realizimit të mësimit në objektet shkollore, ajo tha se ka nisur vaksinimi i mësimdhënësve.

    Në konferencën që ka mbajtur për përfundimin e vitit shkollor, ajo tha se përmes mësimit plotësues kanë arritur të përmirësojnë ngecjet që janë shkaktuar si shkak i pandemisë.

    “Për shkak të situatës me COVID-19, ka qenë një vit shumë i vështirë në të gjithë sektorët, sidomos në atë të arsimit. Besoj që përmes mësimit plotësues, të cilin e kemi organizuar në MASHTI për shkollat, kemi arritur që pak a shumë të përmirësojmë ngecjet e shkaktuara tek një pjesë e nxënësve. Për sa i përket përfundimit të vitit shkollor jemi të lumtur se kemi arritur që në këtë mënyrë të ndikojmë dhe të ndihmojmë cilësinë e procesit mësimor. Natyrisht tani jemi edhe dy muaj përpara fillimit të vitit të ri shkollor, MASHTI ka nisur parapërgatitjet për një fillim sa më të mbarë, e besoj se sikurse të gjithë ne po shpresojmë që nga shtatori procesi mësimor të fillojë në kushte normale, pra në prani fizike. Natyrisht kjo do të varet shumë nga situata me pandeminë dhe do të vendoset nga institucionet kompetente si IKSHPK dhe MSH. Lajmi i mirë në këtë drejtim që na gëzon shumë neve në MASHTI se tashmë ka nisur edhe vaksinimi i mësimdhënësve në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për vitin e ri shkollor”, tha ajo.

    Ajo bëri të ditur se nga muaji shtator do të jenë në duart e nxënësve tekstet e reja shkollore për klasat 3, 8 dhe 12, derisa deklaroi se do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative.

    Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, Maloku tha se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për botimet e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik dhe pastaj do të vazhdohet edhe me tekstet e reja për klasat e tjera.

    “Jemi në proces të botimit të teksteve për klasat 3, 8 dhe 12, të cilat në muajin shtator pritet që veç të jenë në duar të nxënësve tanë. Nga viti i ardhshëm shkollor do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative, pra për herë të parë do të ofrojmë mundësinë që mësimdhënësit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore duke zgjedhur edhe tekste alternative të cilat natyrisht konsiderohen nga vet mësimdhënësit dhe pastaj aprovohen e miratohen nga këshilli i shkollës. Konsiderojmë se kjo është një aktivitet shtesë që ndihmon në përmirësimin e cilësisë në arsim”, tha ajo.

    Sa i përket mbarëvajtjes së testit të maturës, zëvendësministrja tha se janë 15 administrues të këtij testi që kanë bërë shkelje të procedurave dhe ndaj të njëjtëve do të shqiptohen masa ndëshkimore.

    Morina tha se do të publikohen emrat e të 15 administruesve dhe të njëjtit do të dënohen edhe me mjete financiare. Publikimi i emrave të tyre u tha se do të bëhet gjatë javës së ardhshme, pas vendimit që do të merr zyra ligjore e ministrisë.

    “Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind, për shkak të përdorimit të telefonit nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi. Po ashtu, MASHTI, konkretisht Këshilli Shtetëror i Maturës ka vlerësuar raportet e komisioneve në qendrat e testimit dhe ka konstatuar se gjithsej 15 mësimdhënës kanë bërë shkelje të procedurave të administrimit, për këtë arsye me rekomandimin e këtij këshilli të gjithë emrat e këtyre 15 administruesve do të bëhen publik dhe të njëjtit do të dënohen edhe me mjete financiare bazuar në Ligjin e maturës. MASHTI është duke bërë përpjekje dhe përgatitje që afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës ta mbajë me kohë, është paraparë për muajin gusht. Nxënësit të cilët në këtë afat nuk e kanë kaluar provimin e maturës do të mund të paraqesin provimin nga data 15 gusht, ndërkaq afati i dytë i provimit do të mbahet me 28 gusht”, tha ajo.

    Ndërkaq, sa i përket mosaprovimit të drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale, zëvendësministrja tha se shkollat kanë afat që deri më 12 korrik të parashtrojnë kërkesën për hapjen e këtyre profileve dhe nëse i plotësojnë kriteret do të vazhdojë me punën nga muaji gusht.

    “Komunave të caktuara u është dërguar letër nga MASHTI, një letër e veçantë me sqarimet, udhëzimet dhe bazën ligjore që ato duhet ta ndjekin nëse kanë dëshirë të vijojnë me profilet e caktuara. Të njëjtat mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022 deri më datën 12 korrik, komisioni do t‘i verifikojë pastaj dhe nëse i plotësojnë kushtet natyrisht ato do të vazhdojnë punën në muajin gusht”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    MASHT: Janë kryer pagesat për 97% të aplikuesve për subvencionimin e librave shkollor

    S’ka nxënësa, tri shkolla rrezikojnë të mbyllen në Suharekë

    Sekretari Blinken viziton shkollën ukrainase ku torturoheshin pengjet

    Të Fundit

    Thirrjet “Kosova është Serbi” nuk mungojnë as në takimin Zvezda – Young Boys në Champions

    Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë dhe Lipjan për fajde dhe detyrim

    Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

    Kryediplomatja gjermane nesër në Kosovë e Serbi për shkak të tensioneve të fundit

    Syla: Rasti i Kosovës është dështim për Brukselin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.