Ministri i Shëndetësisë, Arbeni Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, shkruan GazetaDemos.
Vitia ka thënë se prioritetet e Qeverisë janë për përmirësimin e shëndetësisë, dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësorë.
“Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor. Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.