Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes së 194-të të Qeverisë që po mbahet në mënyrë elektronike.
Arsyet e kësaj konference kjo ministri nuk i ka treguar.
Ndërsa konferenca do të mbahet në orën 15:30 në Ndërtesën e Qeverisë.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, mbajnë konferencë për media, pas mbajtjes së mbledhjes së 194-të të Qeverisë që po mbahet në mënyrë elektronike.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:30”